Përkujtohet beteja për çlirimin e Delvinës, ku ranë 20 partizanë dhe 2 italianë

21/07/208:28

Shperndaje:


Ishte 20 Korrik i vitit 1944. Shtabi i Grupit IV partizan ndodhej në fshatin Navaricë ku planizoi sulmin kundër garnizonit gjermano-ballist, i dislokuar në qytetin e Delvines. Vendimi për sulmin ishte marrë më 17 Korrik. Në këtë sulm do merrnin pjesë 5 batalione partizane me një efektiv prej 850 partizanë dhe sulmi do të fillonte në orën 2 të datës 21 Korrik 1944. Shtabet e batalioneve menjëherë sqaruan situaten politiko-ushtarake me efektivin e batalionit që nga skuadra, kompania dhe çdo efektiv që do mirnin pjesë në këtë aksion. Forcat partizane të Grupit IV partizan, pasi kaluan lumin e Bistrices mbi një urë provizore në fshatin Brailat, u dislokuan në formacione luftimi përeth qytetit të Delvines dhe në orën 22.00 ishin gati për sulm.

Batalioni “Thoma Lula”do të sulmonte qytetin ne drejtim të lagjes Mukurs, Xhermehallë për asgjësimin e armikut në kalanë dhe në kishën e qytetit në lagjen Llakë ku ishin forcat gjermane. Batalioni “Thanas Ziko” u vendos në lagjen Kasapa rrugës automobilistike Delvinë-Gjirokaster, për të penguar trupat gjermane që mund të vinin nga Qafa e Muzines. Batalioni “Pandeli Boçari” u dislokua në afërsi të fshatit Rusan që së bashku me dy batalione të tjera të asgjesonin armikun në qender të qytetit dhe forcat gjermane në gazerma. Batalioni italian “Mateoti” do të vendosej në Jug të qytetit në rrugën Delvinë – Bamamat ku kishte në veprim edhe një togë me mortaja 81 mm për të goditur armikun që do vinte nga qyteti i Sarandës. Batalioni “Lefter Talo’ do të dislokohej në rrugën Finiq-Krane, për të goditur forcat gjermane që do vinin mga Konispoli në ndihmë të gjermaneve.

Sinjali do jepej me tre predha mortaje 81 mm dhe një seri raketash gjurmëlënëse nga ana e shtabit. Por sulmi kundër forcave gjermaneo-balliste filloi para orarit të përcaktuar nga Shtabi i Grupit IV Partizan.
Beteja nisi e ashpër. Për një moment forcat partizane u ndodhen para një rrebeshi zjarri të armikut, ku qëllonte me të gjithë arsenalin e armeve që dispononte. Por situata u mor shpejt nen kontroll dhe forcat partizane filluan sulmin e vrullshëm me granata dore dhe me breshëri të pandërprerë mitralozi të rendë dhe me predha mortaje 81 mm, duke marrë në kontroll kuotat e qytetit dhe duke e detyruar armikun të tërhiqen në brendësi të qytetit të Delvinës, në kala. Në këtë situatë luftimet e benë me të fuqishme, luftohej shtëpi me shtëpi, rrugicë me rrugicë dhe në disa vende trup me trup.

Në këto luftime shkëlqeu shembulli heroik i komisareve dhe komandanteve të batalioneve dhe kompanive të cilet qëndronin në vijën e parë të frontit duke dhenë shembullin personal. Në mengjesin e datës 21 Korrik ishin vrarë rreth 25 gjermanë dhe ishin zenë rober 50 ballistë. Ndersa nga forcat partizane kishin renë në fushen e betejës komisari i batalionit “Thoma Lula”, trimi nga Lekli i Tepelenes Polo Bezhani dhe u plagosë rendë në këmbë komisari i kompanisë së Parë Kamber Haxhiu dhe intendenti i kompanisë Veli Kaso i cili me vonë nga plaget e renda vdiq. Forcat partizane të batalionit “Thoma Lula” zhvilluan luftime të ashpra dhe forcat e tij depertuan deri në qender të qytetit duke asgjesuar forcat gjermane që ndodheshin në lagjen “Llakë”. Krahas partizanëve burra, luftuan edhe partizane. Në sulm e sipër u vra dhe u torturua mizorisht partizania trime delvinjote e batalionit “Thoma Lula”, Lejla Malo dhe u plagosen disa shoqe të tjera.

Luftimet vazhdonin të përgjakshme dhe shtëpi me shtëpi. Ne fushen e betejes bie heroikisht komandanti i kompanisë i batalionit “Thanas Ziko”, Llambi Nika si dhe partizanet Vangjel Kali, Llambi Llambraqi, Jani Papa. Në paraditen e 21 Korrikut, ku forcat gjermane qellonin nga çdo shtëpi, ranë heroikisht Z/komisari i kompanisë Veliko Rexho, Idriz Bajo, Selfo Abedini, Urani Bari, Kristo Kola, Ajet Sulejmani, Hysen Hyseni, Jorgo Çavo, Kosta Çati, Nazmi Tamo, Petro Anagnosti, Rait Bajo, italianet Ndoc Krucami, Antonio Xhermoci, Thoma Jani, Sadik Sulo, Veli Myrto. Plot 22 partizanë dhe partizane që dhanë jeten e tyre në lulen e rinisë për çlirimin e Delvines dhe të atdheut nga pushtuesit fashist e nazisteve gjermanë e bashkëpuntoreve të tyre ballisto-zogist. Këta dëshmorë shkruajten emrin e tyre, me shkronja të arta në altarin e shenjtë të Nenës Shqipëri, si gjithë patriotet e luftëtaret e këtij vendi që luftuan në shekuj për lirinë e pavarësinë e atdheut.

Gjatë luftës heroike të 21 Korrikut në Delvine u plagosen edhe 26 partizanë e partizane. Një kontributë shumë të madh në këto luftime që zgjaten 8 orë pandërprere dha edhe populli patriot e liridashës i qytetit të Delvinës, në hapjen e portave të shtëpive, mjekimin e partizanëve të plagosur si dhe në terheqjen e partizaneve të vrarë dhe i çonin në fshatrat përreth qytetit për ti varosur me nderime. Nga forcat gjermano-balliste mbetën të vrarë afërsisht 110 trupa armike.

Në kushtet e një lufte të ashpër e të pabarartë ku forcave armike u vinin ndihma të motorizuara nga qyteti i Sarandës, forcat e batalioneve partizane morren urdher për tërheqje në zonat e çliruara nga armiku. Në këto luftime spikaten me trimerinë e tyre, si në drejtim edhe në luftime, partizanet trima si Thoma Xhixho, Edip Çuçi, Kamber Haxhiu, Agim Çuçi, Lejla Bido-Malo, Ivzi Shehu, Ajet Shena, Ferik Shehu, Dallendyshe Haxhi, Thellënxa Mastori, Nebahet Shehu, Urani Bari, Shpresa Kseno, Hazbi Korro, Syrja Malo, Nurfo Malo, Hysen Hoxhati, Ismail Godo, Fiqo Rushiti, Fatri Shehu, Astrit Kallapodhi.

Në këtë 75-vjetor të luftës heroike të 21 Korrikut 1944 që forcat partizane të Grupit IV Partizan zhvilluan, populli i qytetit të Delvinës dhe i gjithë Shqipërisë i nderon dhe i respekton të rënët dhe të plagosurit e kesaj beteje, që në historinë e Luftës Antifashite Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar njihet si një nga betejat me të përgjakshme që UNÇSH që ha zhvilluar për çlirimin e Shqipërisë dhe viseve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë betejë heroike të zhvilluar, historia e lavdishme e popullit shqiptar do ta kujtoj, nderoj dhe përkujtoj brez-pas-brezi si një nga epopetë me të lavdishme të tij për lirinë e atdheut të tij Shqipërinë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.