Përkujtohet 9 Tetori, 80-vjetori i çlirimit të qytetit të Sarandës – VIDEO

09/10/2412:12

Shperndaje:

Përkujtohet 9 Tetori, 80-vjetori i çlirimit të qytetit të Sarandës

Sot, qyteti i Sarandës përkujton me nder 80-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Më 9 tetor 1944,  trupat aleate britanike pas një beteje në qendën e qytetit dhe në Manastirin e 40 Shenjtorëve, arritën të çlirojnë qytetin bregdetar. Pas tërheqjes së trupave gjermane, trupat partizane zhvilluan një betejë pë t’i dëmtuar trupat gjermane gjatë tërheqjes.

Në këtë ditë historike, një rëndësi të veçantë mbart kontributi i ushtarëve britanikë. Gjatë operacionit për çlirimin e Sarandës, 6 ushtarë britanikë dhanë jetën e tyre për lirinë e këtij qyteti, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në historinë e luftës për çlirimin e Shqipërisë.

Aktivitetet përkujtimore u zhvilluan sot në hyrje të Sarandës, aty ku është vendosur edhe lapidari, ku përfaqësues të pushtetit lokal, qytetarë dhe pasardhës të veteranëve të luftës vendosën kurora lulesh.

 

Në operacionin për çlirimin e Sarandës, trupat britanike luajtën një rol kyç. Sakrifica e 6 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë luftimeve është një pjesë e rëndësishme e historisë së Sarandës dhe simbolizon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër fashizmit.

 

 

Ndërsa përvjetorët vazhdojnë të përkujtohen çdo vit, mungesa e një pllake përkujtimore për ushtarët britanikë ka ngjallur diskutime në komunitetin e historianëve dhe qytetarëve. Ngritja e një memoriali do të ishte një mënyrë për të forcuar lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Britanisë, dhe për të shprehur mirënjohjen për ndihmën që forcat aleate dhanë në këtë moment kritik të historisë sonë.

Saranda, një qytet me histori të pasur dhe të lavdishme, mbetet gjithmonë mirënjohës për ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e qytetit, dhe ruan me krenari kujtimin e çlirimit të 9 tetorit 1944.

 

Dhanë jetën për Çlirimin e Sarandës, ende pas 80 vjetësh nuk kanë një pllakatë përkujtimi

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sherr për vulën në partinë minoritare greke “Mega”, KQZ në pritje të vendimit përfundimtar
Dy shoferë arrestohen në Sarandë për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Ina Zhupa takim në Athinë: Vota e diasporës, kyçe për ndryshimin politik në Shqipëri
Mbushi makinën me naftë dhe iku pa paguar, shpallet në kërkim – VIDEO
Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë
Shfrytëzonin një vajzë të mitur 16 vjeç, prangosen 2 gra në Sarandë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.