

Përfshirja e Ksamilit në Bashkinë Sarandë, zhgënjim dhe rrënim total



Bizneset në Ksamil janë një kontributor potencial në mbushjen e arkës së Bashkisë Sarandë. Taksat e këtyre bizneseve me përfshirjen në bashkinë Sarandë u rritën me 30-40% në krahasim me taksat që paguanin gjatë kohës që Ksamili ishte njësi administrative më vete. Bizneset e Ksamilit paguajnë mbi 250 milionë lekë të vjetër taksa, ndërsa nga administrimi i plazheve në Ksamil, Bashkia Sarandë vetëm gjatë vitit të kaluar përfitoi mbi 140 milionë të vjetër.
Nga ana tjetër, investimi i vetëm që Bashkia Sarandë ka bërë në Ksamil është bërja e një grope banje !
Edhe në shpenzimet mirëmbajtëse që Bashkia ka shpenzuar në Ksamil, zëri i vetëm është largimi i ujrave të zeza nga kjo gropë banje ! Dhe e gjithë shuma e investuar në më shumë se 1 vit në Ksamil është 55 milionë lekë të vjetër.
Banorët e Ksamilit shprehen tepër të zhgënjyer nga kjo situatë. Banorët shprehen se administratorja e Ksamilit Valbona Oruçi nuk po merret me adresimin e shqetësimeve të tyre. Ajo më shumë sytë i mban nga pjesa e ndërtimeve, pavarësisht se për monitorimin e territorit nga ndërtimet pa leje ka institucione të tjera.
Gjithçka që mund të themi është se Ksamili sot është i harruar. Edhe investimet e kryera në vite nuk po mirëmbahen. Një nga këto investime që po degradon është edhe Sheshi Ugolin, i cili zbukuron edhe pamjen përpara shtëpisë së administratores së Ksamilit, por administratorja Valbona Oruçi nuk e shikon as këtë. Ksamilit i mungon në pjesën më madhe infrastruktura e brendshme, rrugët, trotuaret, ndriçimi, këndet e lojrave për fëmijë dhe ambiente çlodhëse për moshat e treta etj.
Një tjetër problem shqetësues i pushuesve gjatë kësaj vere ishte edhe çmimet abuzive në plazhe, pa lënë mënjanë edhe ndarëset e betonit mes parcelave të plazheve, të cilat përbëjnë edhe rrezik serioz për jetët e tyre, për të cilat institucioni i Bashkisë duhet të marri përgjegjësitë e veta.
Pushuesit që përzgjedhin Ksamilin, çdo herë e më shumë shprehen të zhgënjyer nga degradimi që po i bëhet kësaj Perle të bregdetit shqiptar.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
02/11/1616:08

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
02/11/1616:08

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
02/11/1616:08

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
02/11/1616:08

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
02/11/1616:08

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
02/11/1616:08

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
02/11/1616:08

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
02/11/1616:08

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
02/11/1616:08

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
02/11/1616:08






Rezervime

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
02/11/1616:08

Dhoma Ksamil
02/11/1616:08

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
02/11/1616:08

The City View Penthouse
02/11/1616:08

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
02/11/1616:08
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
02/11/1616:08

Suvenire nga Saranda
02/11/1616:08

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/11/1616:08

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/11/1616:08

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
02/11/1616:08




