Pëllumbat e Postës triumfojnë ndaj Fidel Ylli, pëllumbat nisen drejt kampionatit ndërkombëtar
Pëllumbat e Postës triumfojnë ndaj Fidel Ylli, pëllumbat nisen drejt kampionatit ndërkombëtar. Pas protestës së shoqatës “Pëllumbat e Postës 2003” dhe reagimit të fortë publik e mediatik, autoritetet kanë lejuar më në fund kalimin drejt Serbisë të pëllumbave garues, ndërsa polemikat për ndërhyrjen e kreut të KOKSH, Fidel Ylli, vazhdojnë të ngjallin reagime të forta mes sportistëve të këtij komuniteti.

Mbi 90 anëtarë të shoqatës protestuan sot në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi sipas tyre një shkresë e firmosur nga Fidel Ylli u ishte dërguar autoriteteve doganore për të bllokuar daljen jashtë Shqipërisë të pëllumbave garues. Protestuesit deklaruan se nuk iu paraqit asnjë dokument ligjor që justifikonte ndalimin, ndërsa e konsideruan situatën një presion të hapur ndaj tyre.
Pas afro një ore debatesh dhe bllokimi në doganë, mjeti me rreth 3800 pëllumba u lejua të kalojë drejt Beogradit, nga ku do të nisë kampionati ndërkombëtar me destinacion kthimin në Shqipëri.
Drejtuesi i garës, Kujtim Beqja, u shpreh se shoqata nuk ka asnjë shkelje dhe se pengesa e krijuar nuk kishte bazë ligjore. Ndërkohë, nënkryetari i shoqatës Arben Piroli theksoi se anëtarët investojnë shuma të konsiderueshme për rritjen, kujdesin dhe stërvitjen e pëllumbave, duke e cilësuar bllokimin një dëm të madh ekonomik dhe sportiv.
Përfaqësuesi ligjor Hysen Rama deklaroi se doganat duhet të merren vetëm me dokumentacionin veterinar dhe teknik, ndërsa çdo ndërhyrje tjetër përbën tejkalim kompetencash. Sipas tij, veprimet e ndërmarra ndaj shoqatës bien ndesh me ligjin dhe cenojnë lirinë e pjesëmarrjes në aktivitete sportive ndërkombëtare.
Nga kjo situatë janë prekur drejtpërdrejt edhe sportistët e Sarandës, të cilët prej vitesh marrin pjesë në gara të tilla. Rreth 30 garues nga Saranda zotërojnë afro 300 pëllumba garues dhe e konsiderojnë këtë aktivitet një pasion të trashëguar ndër vite, por edhe një sport që kërkon përkushtim të madh financiar dhe fizik.
Pavarësisht tensioneve dhe pengesave në kufi, pëllumbat garues tashmë janë nisur drejt Beogradit, aty ku do të fillojë zyrtarisht kampionati, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri në garën e tyre të gjatë të orientimit dhe qëndrueshmërisë. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
11/05/2614:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
11/05/2614:58
Suvenire nga Saranda
11/05/2614:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
11/05/2614:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
11/05/2614:58