Shansi i Fundit për Butrintin: Play-off vendimtar për ngjitjen në Kategorinë e Parë

12/05/2612:13

Shperndaje:

Shansi i Fundit për Butrintin: Play-off vendimtar për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Një mundësi e artë është hapur për KF Butrinti, që tashmë do të ketë edhe një tjetër shans për të siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin futbollistik 2026/27.

 

Derbi mes Butrintit dhe Delvinës u shndërrua në një përballje të zjarrtë, e mbushur me tension si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit, duke u ndërprerë dy herë gjatë zhvillimit të saj

 

Komiteti Ekzekutiv i Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një vendim të rëndësishëm pas situatës së krijuar me KF Bylis dhe ekipin KF Bylis B, duke vendosur që vendi vakant në Kategorinë e Parë të përcaktohet përmes një ndeshjeje “play-off”.

 

Përballë Butrintit do të jetë KF Kukësi, në një duel që pritet të jetë vendimtar për fatin e të dy skuadrave. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë për sezonin 2026/27.

 

Sipas vendimit të FSHF-së, ndeshja do të zhvillohet në një fushë asnjanëse, ndërsa data, ora dhe stadiumi ku do të luhet sfida pritet të bëhen publike në ditët në vijim nga Departamenti i Garave.

Ndërkohë ndaj këtij vendimi, KS Butrinti ka reaguar, duke e kundërshtuar dhe duke u shprehur se do ta apelojnë.

 

DEKLARATA E KS BUTRINTI

 

Klubi i Futbollit KF Butrinti shpreh kundërshtimin e plotë ndaj vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Federata Shqiptare e Futbollit për zhvillimin e një ndeshjeje play-off mes KF Kukësi dhe KF Butrinti për përcaktimin e skuadrës që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin 2026/27.

Ky vendim vjen në një moment kur kampionati ka përfunduar prej kohësh dhe ka sjellë pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare për klubin tonë. Shumë lojtarë janë larguar, ekipi ka dalë jashtë ritmit garues dhe janë shtuar ndjeshëm shpenzimet e paplanifikuara për organizimin e një ndeshjeje të tillë.

KF Butrinti vlerëson se ky vendim është i padrejtë dhe në kundërshtim me parimet e barazisë sportive dhe sigurisë juridike të garës. Për këtë arsye, klubi do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe sportive për mbrojtjen e të drejtave të tij, duke nisur me apelimin e vendimit pranë organeve kompetente të FSHF-së dhe më pas, nëse do të jetë e nevojshme, çështja do të dërgohet edhe në Court of Arbitration for Sport.

Klubi ynë mbetet i vendosur në mbrojtje të dinjitetit, mundit dhe sakrificës së bërë gjatë gjithë sezonit sportiv. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shansi i Fundit për Butrintin: Play-off vendimtar për ngjitjen në Kategorinë e Parë
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë
Hotel VOLA në Sarandë kërkon Pjatalarëse dhe Sanitare
Digital City Sarandë kërkon Motorist, Llogaritare dhe Call Center
Ardit Bido në Kuvend: Problemi i parkingjeve në Sarandë duhet të marrë zgjidhje tani!

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.