Pas vendimit të Gjykatës, reagon avokati: Vetëm nëse duan t`i zënë vendin e punës duke e arrestuar

24/02/2215:26

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Kryeinspektoren e Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Romina Pulaj. 31-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte marrë masa për pezullimin e punimeve në një objekt në ndërtim. Bëhet fjalë për pallatin 7-katësh, në hyrje të qytetit bregdetar që po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi.

Ai është shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm, ndërsa me vendim gjykate është vendosur sekuestro preventive mbi objektin. Arrestimi i Pulajt dhe shpallja në kërkim e Papuçit u bënë pas një hetimi 3-mujor të prokurorisë së Sarandës.

Avokatët mbrojtës të Pulaj, Agron Gurabardhi dhe Gjergji Imeraj e cilësuan këtë vendim të gjykatës absurd pasi leja e ndërtimit të pallatit ka qenë që në 2006 dhe është pranuar për zgjatjen e saje dhe nga gjykata.

“Vendimi i gjykatës ishte absurd, kur prokurori pranon që ka leje ndërtimi në 2016 dhe pranon që në 2017 kjo leje është zgjatur dhe pranuar me vendim gjykate, në 2021 subjekti ka filluar ndërtimin, por thotë se e dyshuara nuk ka bërë veprime. kjo nuk është e vërtetë pasi e dyshuara pa çuar 4 inspektorë në objekt, ka marra masën e pezullimit, i ka vendosur gjobën dhe pasi e ka studiuara në tërësi ka parë që vendimi i gjykatës është i drejtë pasi objekti është me lejen e 2006 dhe vepron ligji i 2016 që lejen e ka edhe subjekti edhe pronari i tokës.  duke qene se pronari i tokës është i pranishëm, ndërtimi është bërë nga pronari i tokës, çfarë ka të paligjshme. Nëse duan t’i zënë vendin e punës është tjetër gjë, tha avokati Agron Gurabardhi.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.