Pas reagimit të banorëve, Rama anullon takimin e kërkuar te Rrapi i Nivicës

Pas reagimit të banorëve, Rama anullon takimin e kërkuar te Rrapi i Nivicës. Pas publikimit në Saranda Web të informacionit se kryeministri Edi Rama kishte kërkuar një takim me banorët e Nivicës te Rrapi i Nivicës, komuniteti ka reaguar duke kundërshtuar zhvillimin e këtij takimi.

 

 

Sipas qëndrimeve të shprehura nga banorët, ata nuk pranojnë të zhvillojnë një takim me kryeministrin, duke argumentuar se zgjidhja nuk kalon përmes bisedimeve, por përmes zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të pronësisë.

 

Banorët janë shprehur se, sipas tyre, e vetmja gjë që duhet të bëjë qeveria është të zbatojë ligjin dhe të pajisë pronarët me certifikatat e pronësisë për tokat në Kakome, ku është parashikuar ndërtimi i një resorti turistik, si dhe për tokat në Heremec, ku Këshilli Bashkiak i Sarandës vetëm 1 vit më parë ka miratuar me 24 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe abstenim, ndërtimin e një parku fotovoltaik.

 

Sipas burimeve të Saranda Web, pas këtij reagimi të banorëve, kryeministri Edi Rama është tërhequr nga iniciativa për zhvillimin e takimit dhe ai është anulluar.

Ngjarja vjen në një moment kur protestat për çështjen e Kakomesë dhe pronave vijojnë të mbeten në qendër të debatit publik, ndërsa banorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të kërkojnë njohjen e të drejtave të tyre mbi pronat dhe zbatimin e ligjit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.