Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Korrik 2025 – Miratohen panelet diellore në Heremec – VIDEO

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Korrik 2025 – Miratohen panelet diellore në Heremec

 

 

Të majtë dhe të djathtë bëhen bashkë për të miratuar dhënien me qira të 60 ha tokë, të pretenduar nga banorët e Nivicës. Pas mbledhjes këshilltarët dalin nga porta e pasme, ndërsa banorët nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe salla mbahej e rrethuar nga forca policore

 

Mes kundërshtive dhe pranisë policore, Këshilli Bashkiak Sarandë miraton dhënien me qira të 60 hektarëve për panele diellore

 

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar sot, me vota unanime nga të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë, dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh tokë në zonën e Nivicës, për ndërtimin e një parku me panele fotovoltaike. Vendimi është marrë në një mbledhje të zhvilluar pa u lejuar asnjë nga banorët të merrte pjesë dhe nën masa të shtuara sigurie. Procesverbali i Mbledhjes

 

Zhvillimi ka ngjallur reagime të forta nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja aktualisht është ende në shqyrtim gjyqësor. Megjithë këmbënguljen e banorëve për të marrë pjesë në mbledhje dhe për të paraqitur qëndrimin e tyre, ata nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja e këshillit.

 

 

Pas përfundimit të mbledhjes, këshilltarët kanë shmangur kontaktin me banorët duke u larguar nga një derë e pasme. Ndërkohë, godina e bashkisë ku u mbajt mbledhja ka qenë e rrethuar nga forca të shumta policore.

 

Banorët e Nivicës kanë deklaruar se do të vijojnë rezistencën për mbrojtjen e tokës që, sipas tyre, u takon me të drejtë dhe për të cilën po ndjekin rrugën ligjore në gjykatë. Ata e kanë cilësuar vendimin si një akt të njëanshëm dhe provokues, që shkel të drejtat e pronësisë dhe i hap rrugë një konflikti të mundshëm social. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.