Pas mungesës së investimeve, Njësia Administrative Ksamil mbyll edhe dyert

18/11/1616:12

Shperndaje:


15128689_649720105209302_533902084_n Banorë të Ksamilit kanë kohë që shprehin një shqetësim në Saranda Web: dyert e Njësisë Administrative mbyllen për banorët e Ksamilit sapo shkon ora e drekës. Konkretisht gjatë ditës së sotme, dyert e Njësisë Administrative Ksamil janë mbyllur përpara se ora të shkonte 15.00, duke shënuar kështu një akt të paprecedent në administratën shtetërore apo lokale. Mbyllja e dyerve të administratës dhe ndërprerja e shërbimeve ndaj qytetarëve të Ksamilit tregon një papërgjegjshmëri totale që mbizotëron në administratën e Njësisë Ksamil me në krye administratoren Valbona Oruçi. Banorët e Ksamilit, përpos mungesës së investimeve, tani duhet të përballen edhe me dyert e mbyllura të institucionit ku ata duhet të marrin shërbimet dhe ku mund të shprehin ankesat dhe shqetësimet e tyre.
I bëjmë thirrje kryetares së Bashkisë Sarandë znj. Florjana Koka të marri masa urgjente ndaj këtij akti të paprecedent duke ndërshkuar autorët dhe fajtorët për këtë akt papërgjegjshmërie të sabotimit masiv që po i bëhet punës, pasi në rast në kundërt përgjegjësia do të bie mbi ju për mos vendosjen e parametrave dhe humbje të kontrollit mbi këtë Njësi Administrative, pasi ky fonomen nuk është hera e parë që ndodh në Ksamil. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”
ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.