Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi

15/07/2515:39

Shperndaje:

Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi

 

Konispol, 15 Korrik 2025 – Pas dorëzimit të dorëheqjeve nga drejtuesit e administratës në Bashkinë Konispol, kryetari Ergest Dule ka reaguar publikisht përmes një deklarate, duke sqaruar se situata nuk është pasojë e ndonjë debati, por pjesë e një procesi për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

 

Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule S’ka debat, do ripërtërihemi

 

 

“Ju falënderoj për interesimin dhe komentet, por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”, – shkruan Dule.

 

Ai thekson se kushdo që ndien se mund të japë më shumë për komunitetin është i ftuar të aplikojë për pozicionet e lira pranë sekretarisë së Bashkisë Konispol.

Në deklaratën e tij, kryebashkiaku renditi disa nga punët që janë bërë deri më tani me administratën ekzistuese, duke përfshirë:

 

  • Pastrimin e territorit,
  • Rregullimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese,
  • Ndriçimin publik në 100% të territorit,
  • Infrastruktura bujqësore dhe rrugë rurale,
  • Trajtimin e qindra kërkesave dhe ankesave të qytetarëve,
  • Asistencë në aplikime online dhe organizim të aktiviteteve kulturore,
  • Investime në shkolla.

 

Ergest Dule pranon se jo të gjithë punonjësit janë njësoj të përkushtuar dhe thekson rolin vendimtar të drejtuesve:

 

“Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet, atëherë dhe punonjësi do bëjë aq sa për t’u dukur.”

 

Ai fton qytetarët që të japin mendimin e tyre për performancën e administratës dhe punonjësve individualë:

 

“Na shkruani për çdo problematikë. Opinioni juaj është vlerësimi më i mirë për ne.”

 

Në përmbyllje, kryetari i Bashkisë Konispol shpreson që kjo nismë të përqafohet edhe në zyra të tjera shtetërore që i shërbejnë qytetarëve, duke e cilësuar atë si një hap të natyrshëm për përmirësimin e shërbimit publik.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët
Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë
Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi
Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit – VIDEO
Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Bujar Leskaj tërhiqet nga Partia Demokratike: “Do lë mandatin për t’i hapur rrugë brezit të ri politik”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.