Pas arrestimit të drejtoreshës, shpallen në kërkim edhe 2 inspektorë të Bashkisë Sarandë

28/02/228:04

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë: Vijon operacioni policor i koduar “HESHTJA”. Shpallen në kërkim dy shtetas.

Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “HESHTJA”, është arrestuar shtetasja Romina Pulaj 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Pando Papuci 66 vjeç.

Në vijim të operacionit policor të koduar “HESHTJA”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Martin Arapi 30 vjeç, dhe Nertion Jano 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.

Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas, masat e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”
Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim
Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.