Pas arrestimit nga policia greke të 7 të rinjve, reagon FRPD Sarandë


DEKLARATA
Ngjarja e mbremjes se dates 29.09.2018, ndodhur ne Drimitsa, Igumenice, ku 7 te rinj shqiptare te moshes 21-26 vjec, u kapen nga policia greke duke kaluar kufirin ne kembe e te ngarkuar me canta qe permbanin 125 kg marijuane, tregon edhe njehere situaten teper te rende sociale ku ndodhen sot te rinjte shqiptare. Fakti qe te rinjte e kapur mbreme, jane me origjine nga Saranda, Gjirokastra, Permeti, Fieri, Lushnja e Shkodra, tregon se gjeografia e papunesise dhe shtyrja e te rinjve drejt krimit, ka kapur kufijte e gjithe Shqiperise.
Burime konfidenciale bejne te ditur se te rinjte qe transportojne droge maleve, perdoren nga grupe kriminale kundrejt shperblimeve qesharake dhe se numri i te burgosurve muajt e fundit ne te dyja anet e kufirit per kete veper penale, eshte me dhjetra.
Ngjarja e mbremshme, tregon fytyren e vertete te Rilindjes, fytyren e vertete te aktualitetit shqiptar, fytyren e vertete te situates ne te cilen ndodhet rinia sot.
Forumi Rinor i Partise Demokratike dega Sarande, denon me force fenomenin e trafikimit te lendeve narkotike por mbi te gjitha denon aktin e paprecedente te shtyrjes se te rinjve drejt veprimtarise kriminale, ardhur si pasoje e gjendjes mjaft te rende sociale dhe ekonomike qe po perjeton brezi i ri ne ditet e sotme.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.