Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet

19/10/259:31

Shperndaje:

Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bido: Rruga do të asfaltohet

 

Pas denoncimeve dhe shqetësimeve të banorëve të fshatit Vanë në Delvinë, të përcjella nëpërmjet Saranda Web, për gjendjen e rënduar të rrugës lidhëse, ka ardhur reagimi nga deputeti i zonës, Ardit Bido, i cili ka njoftuar nisjen e investimeve për asfaltimin e aksit.

 

Pas ankesave të banorëve në Vanë, vjen reagimi i Ardit Bidos: Rruga do të asfaltohet

 

 

Në një deklaratë publike, Bido bëri të ditur se ka inspektuar nga afër urën e Vanës dhe rrugën që lidh fshatin me rrugën kryesore, së bashku me ministrin Pirro Vengu dhe kryetarin e Bashkisë Delvinë, Besmir Veli.

 

 

“Falë ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, ura ka lidhur fshatin Vanë me rrugën kryesore. Diskutuam vijimin e investimit përmes asfaltimit të rrugës lidhëse dhe urës. Ky aks do të shërbejë si damar zhvillimi për bujqësinë, transportin dhe ekonominë lokale,” – shkruan Bido.

 

Banorët e Vanës prej kohësh kanë kërkuar ndërhyrje për këtë rrugë, e cila gjatë dimrit bëhet pothuajse e pakalueshme, duke izoluar komunitetin dhe vështirësuar jetën e përditshme.

 

Sipas zotimit të Ardit Bido, asfaltimi pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të forcojë lidhjen e Vanës me pjesën tjetër të zonës, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin e bujqësisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BUZË Hotel kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Banakier/e
Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Fast Food Geri në Sarandë  kërkon të punësojë Kamarier/e
Dream Hotel Saranda kërkon STAF për sezonin 1 Prill – 1 Nëntor
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.