Parkingjet me pagesë, Shpella e Ali Babës në bashkinë Sarandë !?


bashkia sarandeGjatë ditës së djeshme, nëpërmjet Saranda Web dhjetra qytetarë adhurues të faqes Saranda Web dhe Saranda News, po ndiqnin drejtëpërdrejt një takim të disa përfaqësuesve të biznesit të hotelerisë me kryetaren e Bashkisë Sarandë Florjana Koka. Mbledhja nisi dhe mbaroi me një pjesemarrje tepër të ulet, cka me pas u vertetua se ishte neglizhencë dhe mosnjoftim nga ana e organizatoreve. Kryetarja Koka, e cila duket se nuk kishte informacion te plotë dhe profesional për çështjet e turizmit, drejtoi një takim rutinë që më sa duket do të mbetet thjesht një numër më shumë në protokoll, pa rezultat të qartë. Midis kërkesave të përfaqësuesvetë biznesit të hotelerisë në prag të çeljes së sezonit turistik VERË 2016, ishte edhe ajo e vijëzimeve të rrugëve të Sarandës. Por kjo kërkesë e tyre nuk po merrte një përgjigje nga kryetarja e bashkisë, aq sa detyroi njërin prej tyre ta kujtonte kryetaren e bashkisë se nuk kishte marrë përgjigje se çfarë programi kishte bashkia Sarandë për këtë çështje.
Ishte pikërisht ky moment kur kryetarja e bashkisë kërkon nga Saranda Web ndërprerjen e transmentimit. 
Por çfarë po mundohej të fshihte kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka ndaj qytetarëve ?!
Pas disa ditësh, sipas informacioneve të Saranda Web, do të fillojë vijëzimi i rrugëve të Sarandës, ku pjesa kryesore e tyre do të jenë me pagesë. Sipas informacioneve të Saranda Web, menaxhimi i parkingjeve me pagesë do të bëhet nga vetë bashkia Sarandë nëpërmjet një brigade speciale që pritet të krijohet pas disa ditësh. Nëse qëllimi i vërtetë i kësaj nisme do të ishte disiplinimi i trafikut dhe grumbullimi i sa më shumë të ardhurave në buxhetin e bashkisë, atëherë do të ndiqej skema që ndiqet kudo në të tilla raste: shpallja e ankandit dhe marrja e ofertuesit më të mirë. Menaxhimi nga vetë Bashkia, e pakontrolluar nga askush, mund të përfundojë në një skemë hajdutërie, ku paratë e taksapaguesve sarandiotë do të përfundojnë në Shpellën e Ali Babës.

Operatoret turistik te Sarandes takim me kryetaren e bashkise Sarande.
Kryetarja e bashkise sikletoset nga dalja në dritë e problematikave të Sarandës dhe kerkon nderprerjen e transmentimit live.

Posted by Saranda Web on 2016-05-28

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.