Pamjet e aksidentit në Muzinë-Flasin dëshmitarët që dhanë ndihmën e parë



7 persona me të cilëve një çift burrë e grua me katër fëmijët e tyre mbetën të plagosur në një aksident në orët e pasdites së sotme. Mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus me studentë nga kryeqyteti, të cilët po ktheheshin nga një ekskursion në Sarandë. Në radhët e studentëve nuk ka të lënduar, ndërsa të plagosurit që udhëtonin në mjet po trajtohen në spitalin e Gjirokastrës.
Aksidentohet një autobus me studentë, i cili po kthehej nga Saranda.Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës.
Autobusi në të cilin udhëtonin studentë të një Universiteti në Tiranë është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, 7 persona të cilët udhëtonin në mjet kanë mbetur të plagosur, mes tyre katër fëmijë.
Policia informon se: “Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Sarandë – Gjirokastër” pranë vendit të  quajtur “Qafa e Muzinës”, ku praprakisht dyshohet se një automjet me targë greke KIB366 është përplasur aksidentalisht me një autobuz me targë AA655KU dhe për pasojë kanë marrë dëmtime vetëm 7 persona.
 Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre, për të cilët po punohet për gjeneralitetet përkatëse”.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë trasportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.
Policia informon se autobusi me studentë nga Tirana ishte për ekskursion në Sarandë dhe po kthehej në kryeqytet. Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar.
Si pasojë e aksidenti u shkaktuan radhë të gjatë deri në 1 km në të dy anët e rrugës. Ndërhyrja e policisë më pas solli edhe vijimin normal të qarkullimit rrugor.
Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.