Paditet në Prokurori Jorgo Goro, abuzime 764 milionë


Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro dhe 13 punonjës të tjerë të këtij institucioni janë kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 76.4 milionë leke.
Gjatë auditimit të kryer në Bashkinë Himarë dhe ish-Komunat Lukovë dhe Horë-Vranisht për periudhën 01 korrik 2014 deri më 31 dhjetor 2016, KLSH ka konstatuar shkelje në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik, në zbatimin e punimeve si edhe në fushën e tatim-taksave.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Vlorë Kryetarin e Bashkisë Himarë Jorgo Goro, Drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, Drejtorin e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, Përgjegjësin e Zyrës Juridike, 3 anëtarë të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit, 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe 2 Mbikëqyrës Punimesh, nën akuzën “Shkelje e barazise se pjesmarrësve në tender apo ankande publike si dhe shpërdorim të detyrës.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.