Pa paralajmërim dhe pa sqarime: zhvendosja e nxënësve të ‘9 Tetorit’ alarmon prindërit

08/01/2622:52

Shperndaje:

Pa paralajmërim dhe pa sqarime: zhvendosja e nxënësve të ‘9 Tetorit’ trazon prindërit. Prindërit e nxënësve të shkollës “9 Tetori” në Sarandë ngrenë shqetësime për zhvendosjen e menjëhershme të procesit mësimor

 

Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me një njoftim të bërë ditën e sotme nga drejtoria e shkollës, sipas të cilit, duke filluar nga java e ardhshme, nxënësit do të zhvendosen për të zhvilluar mësimin në ambientet e një shkolle tjetër, për shkak të rikonstruksionit të godinës aktuale.

 

SHKOLLA 9 TETORI SARANDE

 

Sipas prindërve, vendimi është komunikuar në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë konsultim paraprak, ndërkohë që nuk janë dhënë informacione të detajuara mbi kushtet e shkollës pritëse, sigurinë e fëmijëve, oraret, distancën apo përshtatshmërinë e ambienteve të reja për nxënës të moshave të vogla.

 

Një prind i një nxënësi 8-vjeçar, që ndjek klasën e tretë në këtë shkollë, shprehet se ndryshimi i papritur i mjedisit shkollor, veçanërisht në mes të vitit mësimor, ndikon drejtpërdrejt në gjendjen emocionale të fëmijëve, në përqendrimin dhe në ecurinë e procesit mësimor. Po ashtu, ky vendim krijon vështirësi reale edhe për prindërit, në lidhje me organizimin familjar, oraret e punës dhe transportin e fëmijëve.

 

Prindërit theksojnë se nuk janë kundër rikonstruksionit të shkollës, të cilin e konsiderojnë të domosdoshëm dhe në interes të nxënësve, por kërkojnë që ky proces të shoqërohet me transparencë, komunikim të hapur dhe përfshirje të prindërve në vendimmarrje, ose të paktën me njoftime të hershme dhe shpjegime të plota.

 

Në këtë kuadër, ata i drejtohen Drejtorisë së Shkollës “9 Tetori” dhe Zyrës Arsimore Vendore Sarandë me disa kërkesa konkrete:

 

  • ofrimin e informacionit të detajuar mbi shkollën pritëse dhe kushtet që ajo ofron,
  • garanci për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve,
  • rishqyrtimin e mënyrës dhe afateve të zbatimit të vendimit,
  • si dhe organizimin e një takimi informues me prindërit për të diskutuar alternativat e mundshme.

 

Prindërit shpresojnë që shqetësimi i tyre të merret në konsideratë dhe të gjendet një zgjidhje sa më e përshtatshme për fëmijët dhe familjet e tyre.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë
Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.