Ndahet nga jeta “Bilbili i Çamërisë” Shaban Zeneli – Qytetar Nderi i Delvinës

Ndahet nga jeta “Bilbili i Çamërisë” Shaban Zeneli, Qytetar Nderi i Delvinës

Një lajm i trishtë ka prekur botën e artit dhe muzikës popullore shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare artisti i njohur, Shaban Zeneli, i cilësuar nga publiku dhe kolegët si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.

 

Ndahet nga jeta “Bilbili i Çamërisë” Shaban Zeneli, Qytetar Nderi i Delvinës

 

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët, duke sjellë dhimbje të thellë tek komuniteti artistik dhe tek të gjithë dashamirësit e muzikës popullore. Shaban Zeneli ishte një ndër zërat më të spikatur dhe më të dashur të këngës shqiptare, një figurë që për dekada me radhë i dha jetë skenës me interpretimin e tij të ndjerë dhe autentik.

 

Me një karrierë të gjatë dhe të pasur artistike, ai u bë i njohur për mënyrën e veçantë të interpretimit, duke përcjellë emocione të forta dhe duke ruajtur me përkushtim traditën e muzikës popullore, veçanërisht atë të krahinës së Çamërisë. Këngët e tij u kënduan dhe u dashuruan nga breza të tërë, sidomos në Fier dhe më gjerë, ku ai konsiderohej një figurë e respektuar dhe e dashur për publikun.

 

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën shqiptare. Muzika popullore humb një nga zërat e saj më të veçantë, ndërsa kujtimi dhe trashëgimia artistike e Shaban Zenelit do të mbeten të gjalla përherë në zemrat e publikut.

 

Në vlerësim të kontributit të tij të çmuar, Bashkia e Delvinës e kishte nderuar artistin me titullin “Qytetar Nderi”, në një ceremoni ku morën pjesë autoritete vendore, artistë dhe kolegë të tij. Kryetari i bashkisë, Dhurim Alinani, kishte vlerësuar rolin e tij të jashtëzakonshëm në pasurimin e folklorit shqiptar, ndërsa deputeti Dashamir Tahiraj e kishte cilësuar si figurën më përfaqësuese të folkut çam.

 

Sot, arti shqiptar është më i varfër pa zërin e tij, por këngët dhe kujtimi i Shaban Zenelit do të jetojnë përherë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.