OSHEE zapton hapësirat publike, Bashkia Sarandë e dobët për lirimin e tyre

16/10/198:51

Shperndaje:


Përvec qytetarëve, të cilët kanë vendosur kush ndonje tavoline, kush ndonjë arkë e kush ndonjë vazo, një prej zaptuesve më të mëdhenj në Sarandë është OSHEE, e cila duke përfituar nga situata rrumpallë ndër vite në Sarandë, ku gjithkush mund të bëjë cfarë të dojë se askush nuk flet e gjithkush hesht, ka vendosur kabinat elektrike atje ku shihej më e lehtë, dhe meqënëse në Sarandë s’kishte shumë mundësi përzgjedhjeje dhe duke përfituar nga heshtja e institucioneve dhe mosreagimi qytetar, OSHEE i ka vend kabinat në mes të trotuarëve.
Duke qenë se Bashkia Sarandë ka filluar një aksion për lirimin e hapësirave publike, aksion me të cilin kundravajtësit kudo e kushdo qofshin do të përballen me veprimin e specialistëve të ndërmarrjes së shërbimeve, të mbeshtetur nga uniformat e Policisë Bashkiake, përfitojmë nga rasti, jo të kërkojmë që Bashkia Sarandë t’i prishi kabinat elektrike, por në bashkëpunim me OSHEE t’u gjejnë vendin.
Dhe për t’u gjetur vendin nuk është e vështirë, por kërkon vetëm vullnet, pasi sic u shpreh një specialist për Saranda Web, kabinat mund të vendosen në ato vende ku janë, por nën tokë, duke i bërë kabinat edhe më të sigurta për jetën e qytetarëve.

https://www.instagram.com/p/B3rDfrdn4sx/?igshid=8wjtfny7sf80


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.