OSHEE riparon shtyllën pranë Kanalit të Vivarit pas publikimit në Saranda Web

OSHEE riparon shtyllën pranë Kanalit të Vivarit pas publikimit në Saranda Web. Pas publikimit të djeshëm në Saranda Web mbi gjendjen e rrezikshme të një shtylle elektrike pranë Kanalit të Vivarit në Butrint, ka ardhur edhe reagimi i OSHEE, e cila sot ka ndërhyrë për rivendosjen e shtyllës dhe shmangien e rrezikut për qytetarët dhe automjetet që kalojnë në këtë segment.

 

 

Denoncimi i publikuar nga Saranda Web ngrinte alarmin për një shtyllë të tensionit të lartë të anuar në mënyrë të dukshme pranë rrugës buzë kanalit, duke krijuar shqetësim për sigurinë në një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët, turistët dhe peshkatarët gjatë sezonit veror.

 

Pas reagimit të qytetarëve dhe publikimit të rastit, ekipet e OSHEE kanë kryer ndërhyrjen për stabilizimin dhe riparimin e saj, duke shmangur një situatë që mund të përfundonte me pasoja serioze.

 

Saranda Web apelon ndaj OSHEE që të kryejë kontrolle në terren dhe të ndërhyjë për riparimin e shtyllave të dëmtuara apo të amortizuara, pa qenë e nevojshme që çdo rast të publikohet në media për të sjellë reagimin institucional. Siguria e qytetarëve dhe vizitorëve duhet të jetë prioritet i përhershëm, veçanërisht në prag të sezonit turistik kur fluksi i lëvizjeve në zonat bregdetare rritet ndjeshëm.

 

 

Alarm në Butrint/ Shtylla e tensionit të lartë në Kanalin e Vivarit rrezikon shembjen

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.