Alarm në Butrint/ Shtylla e tensionit të lartë në Kanalin e Vivarit rrezikon shembjen

Alarm në Butrint/ Shtylla e tensionit të lartë në Kanalin e Vivarit rrezikon shembjen.

 

 

Qytetarë kanë denoncuar në Saranda Web gjendjen e rrezikshme të një shtylle elektrike të tensionit të lartë, e cila ndodhet pranë rrugës buzë kanalit dhe duket e anuar, duke krijuar rrezik serioz për kalimtarët dhe automjetet që lëvizin në këtë zonë.

 

Siç shihet edhe në foton e dërguar nga qytetarët, shtylla është e përkulur në mënyrë të dukshme, ndërsa linja elektrike kalon mbi një segment të frekuentuar nga vizitorë, peshkatarë dhe turistë që vizitojnë zonën e Kanalit dhe Kalanë e Vivarit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHEE dhe institucionet përgjegjëse për të shmangur çdo incident të mundshëm, sidomos në prag të sezonit turistik, kur qarkullimi në këtë zonë shtohet ndjeshëm. Saranda Web

 

OSHEE riparon shtyllën pranë Kanalit të Vivarit pas publikimit në Saranda Web

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.