
Kalaja e Vivarit, Butrint (Kalaja e Ali Pashës)



Kalaja e Vivarit, Butrint (Kalaja e Ali Pashës)
Një kështjellë tjetër katërkëndëshe ndërtoi në Butrint Ali Pasha, pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit.
Kalaja e Vivarit u ndërtua me nxitim rreth viteve 1807 – 1808, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze të Korfuzit. Kështjella ka përmasa 20 x 30 m, me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt janë katërkëndëshe.
Midis këtyre të fundit ndodhet edhe porta kryesore e kështjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe një sistem të brendshëm fortifikimi.
Tek kjo kala mund shkohet vetëm me varkë, pasi është e rrethuar nga uji dhe vijon të fundoset cdo vit .Distanca nga Butrinti deri tek kalaja është 10 minuta. Gjatë shëtitjes me varkë mund të shijoni bukuritë natyrore të kanalit të Vivarit dhe shumëllojshmërinë e zogjve dhe gjallesave ujore që jetojnë në këtë zonjë të mbrojtur.
Në afërsi të kalasë ka edhe disa plazhe me rërë që frekuentohen mjaft nga turistët dhe banorët e zonës.
Pas një vizite në parkun Kombëtar të Butrintit dhe Kalanë e Vivarit, dita mund të plotësohet duke vijuar drejt zonës së Konispolit, zonë e pasur me vlera kulturore, historike dhe natyrore, ku mund të shijoni edhe ushqimet tradicionale dhe bio të zonës.




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Presidenti i Nderit të KS Butrinti Agron Beqiri
09/11/218:38

Dy procedime penale për dhunë: Njëri fizike ndaj bashkëshortes tjetri psikologjike ndaj vajzës
09/11/218:38

BENN KAFE kërkon të punësojë shitëse dhe punonjës fabrike
09/11/218:38

Pushuesi alarmon Policinë: Kam gjetur një predhë në Plazhin e Centralit
09/11/218:38

Steffi kërkon të punësojë menaxhere/shitëse me kohë të plotë
09/11/218:38

Mblidhet kryesia e PD Delvinë: Zgjidhen 2 nënkryeratët, për sekretar propozohen 3 emra
09/11/218:38

Sherret e sotme në Sarandë: Policia njofton për një arrestim dhe një ndjekje penale
09/11/218:38

Pas goditjes me thikë në qafë sherri degradon me përplasje automjetesh
09/11/218:38

Çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë? 38-vjeçari shkon në spital me plagë në qafë. Dyshimet
09/11/218:38

Zelensky: Guximi ynë impresionon botën, muzika jonë pushton Evropen!
09/11/218:38




Rezervime

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
09/11/218:38

River & Sea Side Apartament
09/11/218:38

The City View Penthouse
09/11/218:38

Apartament 2+1 me pishinë
09/11/218:38

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
09/11/218:38
Suvenire

Suvenire nga Saranda
09/11/218:38

Suvenire nga Saranda – Shegë
09/11/218:38

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
09/11/218:38

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/11/218:38

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
09/11/218:38



