Oriku – Butrinti / Finalja që vendos ngjitjen në Kategorinë e Parë

18/04/2619:04

Shperndaje:

Oriku – Butrinti / Finalja që vendos ngjitjen në Kategorinë e Parë 
Oriku dhe Butrinti do të përballen nesër në javën e fundit në stadiumin “Oriku”, në një duel që merr vlerën e një finaleje absolute për kreun e Grupit B në Kategorinë e Dytë dhe për biletën direkte drejt Kategorisë së Parë.

 

 

Butrinti udhëton drejt kësaj sfide si kryesues me 44 pikë, vetëm një më shumë se Oriku që e ndjek nga pas me 43 pikë. Diferenca minimale mes dy skuadrave e kthen këtë përballje në vendimtare, ku çdo rezultat do të ketë peshën e një sezoni të tërë pune. Orikut i duhet fitorja, ndërsa Butrintit i mjafton barazimi dhe siguron vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.

 

Me vetëm një pikë diferencë dhe me të dyja skuadrat që kanë zhvilluar nga 19 ndeshje, matematika është e thjeshtë, por presioni është maksimal.

 

Për Butrintin, kjo është një transfertë që vlen një sezon. Skuadra sarandiote duhet të ruajë qetësinë dhe të menaxhojë avantazhin minimal, duke ditur se çdo gabim mund t’i kushtojë kreun në momentin më të rëndësishëm. Nga ana tjetër, Oriku ka në dorë fatin e vet dhe me mbështetjen e tifozëve kërkon të përmbysë renditjen pikërisht në ndeshjen e fundit.

 

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me tension, emocione dhe rivalitet deri në sekondat e fundit. Nuk është thjesht një ndeshje kampionati, por një përballje që përcakton gjithë sezonin, ku një ekip feston ngjitjen direkte, ndërsa tjetri detyrohet të presë ndeshjet e Playoff.

 

Gjatë ditës së nesërme do të publikojmë linkun ku mund të ndiqni këtë ndeshje drejtpërdrejt, pasi tifozëria e Butrintit nuk do të lejohet në stadium për shkak të dënimit të vendosur nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

 

Oriku–Butrinti, një finale e vërtetë për Kategorinë e Parë. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.