Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut

09/08/2516:22

Shperndaje:

Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut

 

Paraditen e sotme, banorët e fshatit Livinë në Bashkinë e Finiqit përjetuan momente tmerri, pasi një zjarr i madh përfshiu zonën e banuar, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin.

Gjithë fshati u mbulua nga një re e dendur tymi të zi, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, veçanërisht tek të moshuarit. Rreth orës 10:00, policia dhe zjarrfikësja vendosën të largonin banorët nga shtëpitë e tyre. Gratë dhe të moshuarit u strehuan në qendrën e fshatit, ndërsa burrat mbetën në terren, duke u përpjekur të shpëtonin pronat dhe bahçet.

 

Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut

 

Ndërhyrje tokësore dhe ajrore për shuarjen e flakëve

Saranda Web  ndoqi nga afër operacionin e shuarjes së zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Një e moshuar u transportua me urgjencë drejt qendrës shëndetësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Në operacion u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policore, si dhe ndërhyrja nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, i dërguar përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

 

 

Situata nën kontroll, por dëmet janë të mëdha

 

Rreth orës 13:00, rreziku për banesat kaloi, por u dogjën sipërfaqe të mëdha me ullishte dhe drurë frutorë.
“Sipas parashikimeve, zjarri mund të kalojë mbi malin e Livinës dhe të drejtohet drejt fshatit Dhrovjan. Angazhimi për ta vënë nën kontroll është maksimal. Po bëjmë të pamundurën për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe banesat. Nuk kemi ende një bilanc të saktë të dëmeve për shkak të situatës së vështirë,” u shpreh nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço. Ai shtoi se gjatë mëngjesit në Navaricë situata ishte e rëndë, por flakët nuk prekën banesat.

 

Një vatër e zjarrtë që ka pesë ditë që shkrumbon Finiqin

Vatra e zjarrit nisi pasditen e së martës në malin mbi fshatin Dhivër dhe është përhapur gjatë pesë ditëve në disa fshatra të Bashkisë Finiq: Dhivër, Leshnicë, Dhrovjan, Kularat, Cerkovicë, Shën Ndre dhe Janicat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe bujqësore

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.