Operacioni “The End” – Mashtronte biznese duke u prezantuar si inspektor shtetëror, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda
Operacioni “The End” – Mashtronte biznese në disa qytete duke u prezantuar si inspektor shtetëror, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda
Një operacion i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka çuar në goditjen e një rasti mashtrimi dhe përvetësimi të detyrës shtetërore, pas një hetimi që zgjati rreth një muaj.

Operacioni, i koduar “The End”, u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme të vendit, duke u prezantuar si punonjës i institucioneve shtetërore si IKMT, AKU, Tatim-Taksat dhe struktura të tjera kontrolli.
Hetimet kanë dokumentuar se i riu kontaktonte bizneset dhe subjektet tregtare, duke u kërkuar shuma parash në këmbim të shmangies së kontrolleve apo masave administrative. Për çdo rast, sipas policisë, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro.
Arrestimi i tij u bë në flagrancë në qytetin e Sarandës, në momentin kur po merrte 56 mijë lekë të reja nga një shtetas, shumë e cila u sekuestrua si provë materiale.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se ai ka mashtruar subjekte në disa qytete, mes tyre Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier dhe Berat, ndërsa policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar raste të tjera të mundshme.
Në reagimin e saj, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderoi drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e rastit, duke theksuar se ky bashkëpunim bëri të mundur zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
28/03/2611:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
28/03/2611:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
28/03/2611:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
28/03/2611:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
28/03/2611:56