
Operacioni “Forca e Ligjit”/ Rama u lë Kriminelëve afat deri të hënën dhe tregon çfarë i pret



OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar”, shkruan Rama.
Paketa ligjore për konsolidimin e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, e miratuar nga qeveria, parashikon goditjen e njerëzve të krimit të organizuar dhe terrorizimin, në tre drejtime: Bllokimin e pasurisë, izolimin fizik dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike në çfarëdolloj forme. Në shënjestër të aktit normativ janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Goditja më e rëndësishme konsiderohet sekuestrimi i pasurive të paligjshme. Çdo pasuri mbi një vlerë të caktuar, e pajustifikuar me të ardhura të ligjshme, parashikohet të sekuestrohet dhe konfiskohet, përmes rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin anti-mafia dhe Kodin e Procedurave Penale.
Po cilat janë risitë e aktit normativ sa i takon goditjes përmes pasurisë?
-Së pari, akti normativ ngre disa struktura të reja, siç është edhe Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, për identifikimin e pasurive të krimit dhe të personave që fshihen pas tyre, duke ndihmuar kësisoj Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën Speciale, për të mundësuar konfiskimin e pasurive dhe kalimin në pronësi të shtetit.
-Së dyti, parashikohet detyrimi ligjor i të gjithë institucioneve publike për të bashkëpunuar me strukturat e policisë për dhënien e informacionit të kërkuar në kohë reale për pasuritë e botës së krimit.
-Së treti, për herë të parë, personat e dënuar apo nën hetim për 44 veprat penale, duhet të deklarojnë pasurinë pranë Operacionit Forca e Ligjit. Ata, familjarët e tyre dhe çdo person i dyshuar për lidhje me to, duhet të deklarojnë burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive, shkakun e posedimit, sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë dhe çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.
-Së katërti, policia do përgatit dosjen pothuajse të kopsitur për oficerin e policisë gjyqësore dhe prokurorin, duke bërë përshkrimin e pasurisë së dyshuar si e paligjshme, identifikimin e pronarit të dyshuar, deklarimin e personit të dyshuar për pasurinë dhe çdo provë tjetër.
-Së pesti, nisma parashikon për herë të parë detyrimin e prokurorit për t’i kthyer përgjigje policisë për dosjen e pasurisë, brenda 15 ditëve. Prokurori ose i kërkon gjykatës vendosjen e masës së sekuestros, ose kërkon informacion shtesë nga policia ose konstaton mungesën e rrethanave për të vendosur masën e sekuestros.
-Së gjashti, për herë të parë gjykatës i vihet afat për t’u shprehur brenda 15 ditëve kur prokurori i kërkon sekuestrimin e një pasurie.
-Së shtati, për herë të parë caktohet një fat prej 15 ditësh për Gjykatën e Apelit për t’u shprehur, nëse ka ankimim të vendimit të shkallës së parë. Sipas legjislacionit në fuqi, Apelit i dihen muaj, madje edhe vite, për t’u shprehur.
-Së teti, për herë të parë parashikohet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron vendosjen e masës së sekuestros edhe pa vendim gjykate, në raste emergjente. Në këtë rast parashikohen afate të ngushta veprimi nga prokurori dhe gjykata, për të vlerësuar nëse vendimi i sekuestros është apo jo i ligjshëm. Brenda 77 orëve policia ia referon çështjen prokurorit. Prokurori duhet të shprehet brenda 15 ditëve. Edhe gjykata duhet të shprehet brenda 15 ditëve.
-Së nënti, parashikohet që gjykata nuk shprehet brenda afatit 15-ditor masa e sekuestros së pasurisë mbetet në fuqi.
-Së dhjeti, parashikohet që në asnjë rrethanë subjektet e aktit normativ nuk mund të përdorin si argument apo provë se të ardhurat për krijimin apo fitimin e aseteve dhe pasurive, objekt hetimi, janë burim i evazionit fiskal.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut
01/02/2016:53

Restorant LAYOS kërkon të punësojë Punonjëse për Kuzhinë dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
01/02/2016:53

Agjenci imobilare në Sarandë kërkon Sekretare zyre për punësim vjetor
01/02/2016:53

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
01/02/2016:53

Pizza Savos kërkon për punësim vjetor Motorist dhe Punonjëse për fast-food
01/02/2016:53

Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë
01/02/2016:53

BUTRINTI – TURBINA – LIVE NË SARANDA WEB
01/02/2016:53

Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur
01/02/2016:53

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
01/02/2016:53

Hyri nga rruga dytësore dhe i preu rrugën furgonit, detaje nga aksidenti
01/02/2016:53






Rezervime

Apartamenti 5 – Vila Stupende
01/02/2016:53

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
01/02/2016:53

Apartament Ksamil 1+1
01/02/2016:53

Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
01/02/2016:53

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
01/02/2016:53
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
01/02/2016:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
01/02/2016:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
01/02/2016:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
01/02/2016:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
01/02/2016:53



