Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

 

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë zhvilluan gjatë natës një operacion të gjerë të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës. Sipas burimeve paraprake, janë shoqëruar rreth 15 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

Të gjithë të dyshuarit janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku aktualisht po merren në pyetje nga autoritetet. Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e tyre, dhe hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë rreth aktivitetit të tyre të dyshuar.

 

Detaje shtesë priten gjatë orëve në vijim, ndërsa policia po kryen kontrolle të mëtejshme për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të dyshuar kriminal.

 

Ky operacion vjen si pjesë e angazhimit të autoriteteve për të luftuar trafikun dhe përpunimin e lëndëve narkotike në jug të Shqipërisë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.