OMONIA: Thimio Loli hero, Leonidha Hristo të ndërtojë përsëri përmendoren


 

OMONIA: Provokim i rëndë antihelenik akti i shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja. Emisionet raciste të MIM janë përgjegjësit moralë.

Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i “personave të panjohur” që dje, herët pasdite (e Hënë, 3 Dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antihelenike, në sheshin qendror të fshatit Krane, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërruan pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të Minoritetit Etnik Grek, Thimjo Loli.

BDMEG “OMONOIA” denoncon se ngjarja përbën vazhdim të emisionit antihelenik të stacionit televiziv Top Channel, vetëm pak ditë më pare, ku me shtrembërime të ndodhive historike iu referua aktivitetit të heroit legjendar të Vurgut. Nuk është një emision i izoluar por vazhdim i shumë të tjerave të së njëjtës natyrë dhe përmbajtje për të cilat herë pas here kami shprehur shqetësimin tone dhe kemi paralajmëruar për pasojat negative.

Me sa duket kohët në të cilat Minoriteti Etnik Grek kishte nevojën e mbrojtjes së heronjve sikundër Thimjo Loli dhe të tjerë të atyre përmasave nuk kanë kaluar dhe ekzistojnë qarqe që duan t’i rikthejnë.

Instrumentat shtetërorë që monitorojnë masmedian, përmbajtjen e programeve televizive sikundër edhe autoritetet e pavarura për mbrojtjen nga fenomenet e kultivimit të racizmit dhe ksenofobisë duhet të vihen në lëvizje në mënyrë të menjëhershme.

Minoriteti Etnik Grek ka të drejtë të pamohueshme dhe të sanksionuar të nderojë historinë e tij dhe heronjtë që ka nxjerrë në praninë dhe ecurinë e tij diakronike në territoret amtare.

Autoritetet lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrimit të memorialit gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabilitimit të zëvendësimit të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.