OMONIA: Marëveshja për detin krijon klimë mirëbesimi mes Greqisë dhe Shqipërisë


Në një Komunikatë shpërndarë për media Organizata e minoritetit grek në Shqipëri OMONIA shprehet se synimi për marrëveshje të përmbyllur për kufijtë detarë Shqipëri-Greqi përbën shans për rehabilitimin e klimës së mirëbesimit mes dy vendeve.
Sipas OMONIA, përpjekjet për kultivim dhe ruajtje të frymës së dyshimit nga qendra të caktuara dhe mjete të informimit masiv në Shqipëri janë diametralisht kundër interesit të përbashkët dhe perspektivës së saj europiane.
KOMUNIKATA:

Duke implementuar të drejtën e saj që buron nga rendi juridik dhe praktika ndërkombëtare, për zgjerimin e Ujërave Territoriale në Jon, Qeveria Greke, veç të tjerash sjellë në orbitë dinamike edhe të gjithë çështjen e negociatave për arritjen e rregullimit integral të kufijve detarë me Shqipërinë.

Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi. Veç të tjerash ruajtja e këtij refuzimi, të vetmes gjë që nuk i shërben është interesi e vetë shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Lë të ekspozuar vendin se u shërben objektiva të të tretëve – të trazavaçit Oriental të sigurisë ndërkombëtare – se nuk e ka aftësinë të tregoj përkushtimin adekuat në parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si parakusht këto për avancimin më tej të perspektivës europiane të integrimit.

Manifestimi në këtë moment të të gjithë vullnetit pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik. Madje përbën kontribut të vyer në një moment kritik në çështjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sepse tepron një vatër shtesë tensionesh dhe keqkuptimesh, ngaqë për shkak të veprimeve të Turqisë ekziston tanimë vatër e nxehtë konflikti në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Me dialog mes qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, Marrëveshja mundet të bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht, duke dëshmuar për pasojë se rikualifikimi i marrëdhënieve Shqiptaro- Greke përbën vullnet të shoqërisë, por edhe faktor për mirëqenien e popullit të Shqipërisë dhe për më tepër kontribut esencial në krijimin e stabilitetit dhe paqes në ambientin më të gjerë gjeostrategjik.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit
BDMEG ΟΜΟΝΟΙΑ

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.