OMONIA: Kemi rezerva për Censusin që do të zhvillohet ditët e ardhshme

09/09/2318:18

Shperndaje:

Regjistrimi i Popullsisë, Banesave dhe Biznesit në Shqipëri – Sens 2023, synymi politikës shtetërore dhe rezervat e Minoritetit Etnik Grek.


Duke qenë se prej mëse tre dekadash në kushte lirie dhe respektimi legjislativ institucional të të drejtave të njeriut dhe barazi politike për pjesëtarët e minoriteteve në Shqipëri, mbetet ende pa përgjigje pretendimi i agumentuar i BDMEG OMONOIA, për realizimin e një procesi të besueshëm nga ana e shtetit, përsa i përket pjesëtarëve dhe komuniteteve të saj. Duke i mëshuar në veçanti faktit se si Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave të vitit 2001 si edhe ai i 2011 nuk ju përgjigjën me objektivitet kësaj kërkese.

Në Regjistrimin Census 2011 dhe ndërsa pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek nuk morën pjesë zyrtarisht, rezultatet e Regjistrimit u konsideruan jo realiste nga instrumentat e Këshillit të Evropës (CoE) posaçërisht për shkakun se nuk u respektua e drejta e vetëdeklarimit për etninë, gjuhën amtare dhe besimin fetar të qytetarëve.

Ndërkaq me shqetësim të veçantë dhe preokupim të arsyetuar konstatojmë se edhe procesi i Regjistrimit – Cens 2023 që starton ditët në vijim, është shumë larg standarteve të proceseve analoge në terrenin Europian dhe aq më tepër nga pritshmëritë tona si interpret politik i MEG.

Për këto arsye madje edhe shndërrohet në pikëpamjen tonë nga një procedurë e thjeshtë statistikore sikundër institucionet shtetërore pretendojnë, në një operacion të mirëfilltë politik. BDMEG OMONOIA si nivel të organeve të tij politikë, me komunikim shkresor dhe takime të drejtëpërdrejta me entet e implementimit të Regjistrimit, me deklarime publike dhe në nivel Parlamentar përmes Kryetarit të PBDNJ, nga njëra anë ka shprehur rezervat e tij për procesin, dhe nga ana tjetër ka paraqitur propozime për përmirësim të kuadrit.

Konstatojmë konkretisht:

– Mungesë të vullnetit politik për të ndërtuar marrdhënie mirëbesimi me aktorë të Minoritetit Etnik Grek gjë që presupozon edhe përmirësim të besimit të vetë procesit të Regjistrimit përsa i përket atyre të dhënave që lidhen me hipostazën e këtij Minoriteti etnik.

  • Organizata jonë ndërsa ka këmbëngulur në mënyrë sistematike që të përfshihet në mënyrë interaktive në proces faktikisht është pëjashtuar abuzivisht dhe me qëllim.
  • Përgjatë strukturimit të orgnanogramës që do të implementojë në gjithë fazat e tij Regjistrimin në nivel Bashkish, komunitetesh lokale, familjesh dhe personash subjekt regjistrimi u shpërfyll kriteri i përfshirjes së përfaqësuesvetë MEG në të. Specifikisht kjo në ato rajone që shtrihen përtej të ashtuthirrurrave “zona minoritare” term i cili me këmbëngulje dhe në abuzim aplikohet nga ana e shtetit, pavarësisht vërejtjeve të organizmave ndërkombëtarë dhe qeverive partnere.
    Për më tepër vërejmë se: – Nuk konstatohet asnjë vëmendje dhe kujdes në informimin dhe sensibilizimin e komunitetit të pjesëtarëve të MEG dhe në gjuhën amtare sikundër është detyrim, lidhur me procesin, metodologjinë dhe përmbajtjen e pyetësorit.
    Regjistruesit nuk kanë kualifikimin e duhur dhe aftësi objektive për të realizuar intervistën e plotësimit të pyetësorit në gjuhën Amtare të pjesëtarëve të MEG.
  • Pyetësori që do të aplikohet në rubrikat që i përkasin origjinës etnike, gjuhës amtare, besimit fetar etj. të qytetarëve, është qëllimisht evaziv dhe në këtë mënyrë nuk ka për synym qasjen e së vërtetës reale.
  • Nuk ekziston predispozicioni ndonse teknologjia e ofron që qytetari të disponoj në respekt të parimit të konfidencialitetit të të dhënave personale, të plotësuar pyetësorin e Regjistrimit.
  • Kërkesa e justifikuar për pjesëmarrje në distancë përmes platformës dixhitale edhe një herë tjetër hasi trajtim refuzues nga ana e enteve kompetente.
  • Përfaqësues të grupeve të interesit, në rastin konkrret të Minoritetit Etnik Grek, nuk kanë mundësi institucionale mbikëqyrjeje dhe aksesi gjatë mbledhjes dhe përpunimit definitiv të produktit të procesit.

Procesi Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, është duke u implentuar me financim të Bashkimit Europian në mëse 85% të kostos së tij. Në këto kushte BDMEG OMONOIA ndërsa apelon autoritetin shtetëror të Regjistrimit për inisiativa përmirësuese, shpreh shqetësim serioz se edhe një herë tjetër nuk kanë për t’u garantuar rezultate të besueshme dhe mirëpranuara mundësisht, duke rezervuar të drejtën e vëzhgimit permanent të procesit dhe ritrajtimit të çështjes në vijim.

Ngul këmbë nga ana tjetër se një procedurë që do të synoj krijimin e bazës së të dhënave për minoritetet dhe strukturën fetare të shoqërisë në vend është e imponuar veç të tjerash edhe për faktin se Ligji “Mbi Mbrojtjen e Minoriteteve” nuk përcakton mënyrën e realizimit të amzës bazë të pjesëtarëve të minoriteteve me respektim të parimit të vetëdeklarimit, thuhet në deklaratën e OMONIA


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.