Odisea Çipa: Familjarizimi i sportit, skandali më i madh që i bëhet futbollit në Sarandë


Ish lojtari i ekipit te Butrintit dhe specialisti i futbollit Odisea Çipa ne nje prononcim ekskluziv per faqen KS BUTRINTI shprehet i zhgenjyer per ecurine dhe i shqetsesuar per te ardhmen e ekipit të Butrintit.
E ndersa pak vite me pare objektiv i ekipit dhe enderr e tifozerise ka qene Kategoria Superiore, sot Butrinti per te pestin vit me radhe luan ne Kategorine e Dyte. Dhe kjo per faktin se gjerat fuksionojne me parti dhe ketu vlersohet antivlera.
Prandaj dhe gjerat nuk ecin ashtu sic duhet qe nga Florjana deri tek ky tani, pasi kane sjelle ne krye te sportit njerez qe nuk kane lidhje me sportin, pasi sic e thashe I shikojne gjerat politikisht dhe shikojne interesat e tyre, pra mbizotron pa aftesia dhe interest. Financat nuk kane munguar dhe per ekipin e Butrintit jane shpenzuar para nga taksat e qytetareve me shume se cdo ekip tjeter I Kategorise se Dyte.

Odisea Cipa e mendon si te gabuar emerimin e ri te Milto Gurmes si trajner I ekipit dhe me emerimin qe beri kryetari I bashkise me tranierin e ri Saranda kthehet shume mbrapa.
Cfare mund te presesh nga nje pensionist, me thoni?
Cilat kane qene meritat e trajnerit ne vite? E vetmja gje e tij eshte perca dhe sundo! Dhe futbolli veteme keq. Ju e dini shume mire historikun e trajnerit Milto Gurma se si ka ikur gjithmone nga ekipi, duke mos e dashur lojtaret. Per te folur dhe tjetren, nuk ka licinse dhe Saranda ka shume trajnere te tjere me license.

Largimi I trajnerit Gjeno Mucaj nga ana e Odisea Cipes shikohet si skandali me i madh qe po i behet futbollit ne Sarande, pasi Gjeno kishte arritur nje kompaktesi te ekipit dhe rezultatet e vitit te kaluar kane qene pozitive dhe premtuese qe ekipi kete vit te ngjitej ne Kategorine e Pare. Per te mos folur per problemin tjeter, problem per te cilin po flet gjithe qyteti: Si ka mundesi qe kryetari I bashkise Adrian Gurma po emeron ne krye te sportit dhe futbollit te gjithe familjaret e tij? Dilni pyesni ne qytet dhe cfare mendimi kane, perfundon ish futbollisti dhe specialist I futbollit Odisea Cipa

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.