Nxënësit e shkollës “9 Tetori” njoftohen me SMS: të hënën zhvendoseni te Ekonomiku, reagojnë prindërit

06/02/2619:42

Shperndaje:

Nxënësit e shkollës “9 Tetori” njoftohen me SMS: të hënën zhvendoseni te Ekonomiku, reagojnë prindërit

 

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare 9 Tetori në Sarandë janë njoftuar përmes një mesazhi SMS se, duke nisur nga dita e hënë, datë 9 shkurt 2026, do të zhvendosen për të vijuar procesin mësimor në ambientet e Shkolla Ekonomike, për shkak të rikonstruksionit të godinës së shkollës.

 

Nxënësit e shkollës “9 Tetori” njoftohen me SMS: të hënën zhvendoseni te Ekonomiku, reagojnë prindërit

 

 

Sipas njoftimit të shpërndarë për prindërit nga mësuesja e klasës:

 

– Zhvendosja do të nisë ditën e hënë, datë 9.2.2026
– Mësimi do të zhvillohet pasdite dhe do të fillojë në orën 13:30
– Nxënësit duhet të paraqiten pikërisht në orën 13:30, pasi ambienti është i ri
– Të gjithë nxënësit duhet të marrin bukën me vete, pasi nuk lejohet dalja nga ambientet e shkollës

 

Në mesazh theksohet se vendimi është marrë për të garantuar kushte më të mira dhe siguri për nxënësit gjatë kësaj periudhe kalimtare, ndërsa për orarin e përfundimit të procesit mësimor prindërit do të njoftohen në vijim.

Reagimi i prindërve: “Kur arsimi trajtohet si procedurë dhe jo si përgjegjësi”

 

Pas këtij njoftimi, Saranda Web ka marrë një reagim nga një prind i një nxënësi 8-vjeçar të kësaj shkolle, i cili shpreh shqetësim për mënyrën se si është marrë vendimi dhe pasojat që ai ka për fëmijët.

Sipas reagimit, prindërit janë njoftuar në minutë të fundit, në mes të vitit shkollor, pa konsultim dhe pa dialog, duke u përballur me një ndryshim të menjëhershëm të orarit dhe kushteve të mësimit.

 

Prindi thekson se, pavarësisht kërkesave zyrtare për sqarim, përgjigjet e marra nga shkolla dhe Drejtoria Rajonale e Arsimit kanë qenë formale, me citime ligjesh dhe pa përgjigje konkrete për shqetësimet reale.

 

Në reagim shtrohen disa pyetje thelbësore:

 

– Pse zhvendosja bëhet në mes të vitit shkollor?
– Pse mësimi pasdite për fëmijë të ciklit fillor trajtohet si diçka normale?
– Sa do të zgjasë kjo situatë dhe pse nuk jepet një afat i qartë?
– Pse edhe pas rikonstruksionit parashikohen turne mësimi?
– Pse prindërit nuk janë përfshirë në asnjë fazë të vendimmarrjes?

 

Sipas prindit, mësimi pasdite për fëmijë 7–9 vjeç ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, përqendrimin dhe mirëqenien emocionale të tyre, duke e bërë këtë zgjidhje të papranueshme për ciklin e ulët.

 

Në fund të reagimit, u bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse:

 

– Punimet e rikonstruksionit të zhvillohen gjatë periudhës së verës
– Të shmanget mësimi pasdite për nxënësit e ciklit fillor
– Të ketë dialog të hapur dhe transparent me prindërit

Reagimi përmbyllet me theksin se arsimi nuk është thjesht infrastrukturë, por përgjegjësi, planifikim dhe respekt për fëmijët, duke kërkuar rishqyrtim urgjent të vendimit nga shkolla, institucionet arsimore dhe Bashkia Sarandë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi
U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi
Nesër kërkohen ndryshime të reja për transportin taksi, drafti ende nuk është bërë publik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.