Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

27/03/2614:06

Shperndaje:

Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Sarandë – Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të shpallur në kërkim, i cili disa ditë më parë nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi M. K., 29 vjeç, banues në Salari, Tepelenë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24 mars 2026, gjatë një kontrolli rrugor, nuk i është bindur sinjalit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me automjet.

 

Gjatë verifikimeve të kryera pas identifikimit dhe kapjes së tij, rezultoi se 29-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

 

Policia vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me automjet, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
Akuzohen për ndërtim pa leje, procedohen penalisht 3 shtetas në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës Magazine
Pas datës 20 s’ka analiza: qytetarët detyrohen të paguajnë privat, Ministria e pranon problemin
Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë
Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.