Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore

Denoncimi i PD: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore

Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta lidhur me ndërtimin e një resorti në zonën e Gjirit të Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke kërkuar hetim të plotë për mënyrën se si është realizuar ky projekt dhe për ndikimin e tij në trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të zonës.

 

Denoncimi i PD: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore

 

Në një deklaratë për mediat nga selia qendrore e partisë, zëdhënësja për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, u shpreh se ndërtimi i këtij resorti ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private. Sipas saj, projekti i realizuar nga kompania zhvilluese ka sjellë një transformim të pakthyeshëm të Gjirit të Manastirit, duke prekur jo vetëm peizazhin natyror, por edhe potencialin arkeologjik të kësaj zone me rëndësi të veçantë.

 

Partia Demokratike i referohet një investigimi të realizuar dhe publikuar 1 vit më parë . Kompania ndërtuese, e pajisur me statusin e investitorit strategjik, nuk ka respektuar detyrimin për monitorim arkeologjik gjatë zhvillimit të punimeve. Po ashtu, në deklaratë përmendet edhe një vlerësim kritik nga UNESCO-ICOMOS, që ka konstatuar problematika në mënyrën se si është trajtuar zona.

 

Sipas denoncimit të PD-së, raporti i hartuar për monitorimin arkeologjik paraqet mangësi serioze, pasi nuk përfshin një zbulim të rëndësishëm të vitit 2010, një strukturë rrethore e dyshuar si pjesë e një sistemi mbrojtës të periudhës së Antikitetit të Vonë. Gjithashtu, në raport nuk janë rekomanduar sondazhe arkeologjike për punimet nëntokësore, ndonëse zona konsiderohet me risk të lartë arkeologjik, ndërsa punimet në terren dyshohet se kanë vijuar pa mbikëqyrje të vazhdueshme profesionale.

Në këtë kontekst, PD ngre shqetësimin për atë që e cilëson si manipulim të trashëgimisë kulturore për interesa ekonomike dhe klienteliste, duke e konsideruar këtë një nga format më të rënda të abuzimit me pasuritë kombëtare.

 

Partia Demokratike kërkon që rasti të hetohet në mënyrë të plotë dhe të pavarur, të verifikohet integriteti i raportit arkeologjik dhe procedurat e ndjekura, si dhe të vendosen përgjegjësi për çdo shkelje të mundshme ligjore apo profesionale. Sipas saj, është e domosdoshme që të garantohet mbrojtja reale e trashëgimisë kulturore dhe transparenca e plotë për publikun.

PD thekson se trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet si një aset për t’u shfrytëzuar në funksion të interesave private, por si një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur dhe ruajtur për brezat që do të vijnë.

 

Megjithatë, ndonëse deklarata është bërë në nivel qendror, vlen të theksohet se dega lokale e Partisë Demokratike në Sarandë nuk ka pasur asnjë reagim publik apo qëndrim zyrtar mbi këtë çështje deri më sot, pavarësisht rëndësisë që ajo ka për zonën dhe komunitetin lokal.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.