Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet

14/11/2519:20

Shperndaje:

Rama: Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë – drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune që ka nisur zyrtarisht negociatat me shtetin grek për njohjen e viteve të punës të emigrantëve shqiptarë, një çështje që prej vitesh ka qenë ndër më problematiket për qytetarët që kanë kontribuar në Greqi.

 

 

Gjatë një takimi publik, Rama theksoi se procesi është i vështirë për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë që prej dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi, por u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes.

 

“Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”, deklaroi kryeministri.

 

Marrëveshja e pritshme do të mundësonte që shqiptarët që kanë punuar dhe paguar sigurime në Greqi të përfitojnë pensione të llogaritura mbi bazën e kontributeve të tyre reale, duke shmangur procedurat e stërzgjatura dhe pengesat burokratike që kanë shoqëruar emigrantët për vite me radhë.

 

Qeveria shqiptare e konsideron këtë marrëveshje si hapin e fundit drejt përfundimit të njohjes së ndërsjellë të pensioneve me vendet ku jeton dhe punon diaspora shqiptare.

 

Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.