Ngordhje masive lopësh në fushën e Vrinës

07/02/1819:18

Shperndaje:


SARANDE-4 fermerë që mbarështojnë prej disa vitesh rreth 200 lopë në fushën e Vrinës po përballen me një ngordhje masive të krerëve.
Sipas tyre arsyeja ende nuk është përcaktuar por ata dyshojnë se kjo mund të vijë nga mosfunksionimi i hidrovorit të vivarit për tërheqjen e ujit nga fusha për shkak të kënetëzimit. ‘Këto janë lopët e mia, në një vit e gjysmë kanë ngordhur 100 lopë dhe 100 viça. Tani kush e ka fajin këtu? Janë edhe një tufë me lopë të tjera që kanë ngordhur, mbi 20. Ky mall ku do të shkojë, se po të ishte koha e Hoxhës do të kishin shkuar në burg” tha ai. Saranda Web u interesua pranë njësisë administrative Xarrë ku specialistja e mbrojtjes së konsumatorit Vasilika Tora tha se ngordhja masive e lopëve vjen si pasojë e kequshqyerjes. “Situata është krijuar nga dobësia kashektike, janë të patrajtuara dhe pa mirëmbajtura mirë dhe janë futur në dimër në një dobësi të madhe”.
Ndërsa, kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri i pyetur nga Saranda Web tha se fermerët nuk janë të zones.
Kliko për videon në youtube https://www.youtube.com/watch?v=u2aoiwg3pRY

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Familja në ankth: 86-vjeçari Kaso Dura zhduket në Berdenesh të Sarandës
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.