Ngjyrat e Sarandës – Aktivitet për promovimin e kulturës, veshjeve, valleve dhe muzikës së zonës së Sarandës

Saranda së bashku me rajonin e saj paraqet një pasuri të madhe përsa i përket trashëgimisë kulturore, veshjeve dhe muzikës popullore. Synimi është që këto vlera të promovohen në një aktivitet kulturore në Shëtitoren e qytetit të Sarandës gjatë sezionit turistik 2023.

Aktiviteti, i cili do të zhvillohet më 29 Korrik në Shëtitore, është menduar të jetë në formën e një parade/pasarele veshjesh, ku vajza dhe djem të rinj do të veshin këto veshje të veçanta tradicionale të zonës së Sarandës. Për çdo veshje do të ketë shpjegimin e vete më të detajuar nga folkloristë të kësaj zone. Çdo paradë me veshjen e një zone të caktuar do të përmbyllet ose me një këngë ose valle tradicionale nga grupe muzikore të ardhur nga trevat që përfaqësojnë veshjet e treguara.

Ky projekt do të ndikojnë në njohjen dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, në mënyrë të veçantë atyre të veshjeve tradicionale, pasi projekti pritet të organizohet gjatë sezionit veror, ku qyteti i Sarandës pret edhe numrin më të madh të turistëve vendas dhe të huaj. Këta të fundit do të kenë mundësi të njohin Sarandën me të gjitha ngjyrat e saj kulturore. Për këtë qëllim, do të merret opinioni i një profesionisti të fushës në Sarandë, Xhelo Beqiri, i cili është një njohës mjaft i mirë i kulturës dhe traditës lokale, si edhe praktikant i muzikës tradicionale të zonës së Sarandës, me pjesëmarrje në aktivitet të shumta në nivel lokal dhe kombëtar.

Siç edhe u theksua me sipër, njohja e publikut me vlerat e veçanta të veshjeve tradicionale, muzikës dhe valles së trevave të Sarandës mbetet qëllimi kryesor i këtij eventi. Grupet e synuara janë të gjithë turistët vendas, përfshi edhe banorët e zonave përreth Sarandës, dhe vizitorët e huaj, të cilëve u ofrohet mundësia të njohin Sarandës në të gjitha dimensione e saj që lidhen me trashëgiminë kulturore, përveç si një qyteti bregdetar ku mund të shijojnë vetëm detin dhe diellin. I gjithë publiku do të shoh nga afër të gjitha ngjyrat e qytetit.

Në mënyrë të veçante, rinia është një nga grupet e synuara, ku do me pjesëmarrjen e saj në aktivitete të tilla do të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore të zonës së Sarandës.

Eventi do të mbyllet me një shëtitje dhe “cocktail” që do të organizohet në anijen “Si Saranda’, e cila, përveç tureve ditore në plazhet më të bukura të Sarandës, ofron edhe ture në darkë në gjirin e Sarandës.

Objektivi ynë është që ky aktivitet të bëhet i përvitshëm në qytetin e Sarandës, ku çdo vit do të shtohen dhe pasurohet me elementë të kulturës popullore, veshje, këngë, valle, instrumenta muzikor, si edhe kulinari. Projekti në të ardhmen mund të shtrihet edhe në të gjithë jugun e Shqipërisë, duke promovuar kështu të gjitha ngjyrat dhe vlerat e trashëgimisë kulturore në këto treva mjaft të pasura në tradita e folklor.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.