Nga sot mbyllet bypass i Fierit, kalimi deri në maj nga Fieri

26/01/2023:22

Shperndaje:


Njoftim

Punimet në Bypassin e Fierit janë drejt përfundimit. Për të bërë të mundur dorëzimin e plotë të kësaj vepre në datë 1 maj 2020 Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me kontraktorin e punimeve kanë vendosur mbylljen e përkohshme të të gjithë bypassit. Kjo masë është e domosdoshme për disa arsye:

1. Rendimenti i progresit të punimeve është i ulët për shkak të trafikut. Mbyllja e përkohshme e bypass-it do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t’i përfunduar sa më parë rifiniturat e fundit.

2. Menaxhimi i trafikut kërkon kosto shtesë, kjo pasi do të duhej të prodhohej sinjalistikë shtesë, e cila do te ndryshonte në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve.

3. Siguria në rrugë, me gjithë impenjimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe ARRSH, nuk është ende e plotë dhe vetëm me përfundimin e punimeve ajo do të arrijë parametrat e duhur.

4. Bashkia e Fierit ka kërkuar rishikimin e projektit në pellgun e Semanit për të shmangur përmbytjet, çka do të kërkojë punime shtesë në pjesën e aksit që kalon në këtë zonë.

Për t’ju dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shkurtër këtyre problematikave, si dhe për ta dorëzuar të përfunduar bypassin e Fierit, ky aks do të mbyllet përkohësisht për automjetet duke nisur nga data 27 janar 2020.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës, për këtë masë si dhe për punimet që do të kryhen në periudhën e mbetur deri në dorëzimin e plotë te veprës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.