Nga nesër pezullohet transporti publik edhe në Sarandë dhe Delvinë


Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi masat e reja që janë shtuar në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit

Kryeministri informoi se “nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. “Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra”, tha Rama.

Duke qenë se në këtë frazë të shkruar nga Kryeministri Rama ka patur konfuzion nëse ky vendim përfshinte edhe Sarandën dhe Delvinën, Saranda Web i është drejtuar për një interpretim zyrës së Prektit Vlorë, nga ku konfirmohet se vendimi përfshin gjithë Qarkun Vlorë, ku pjesë e Qarkut janë edhe rrethet Sarandë dhe Delvinë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.