Neritan Ceka: Në Butrint duhet të ndërhyjë Prokuroria

03/10/1712:56

Shperndaje:


Profesori i arkeologjisë, Neritan Ceka, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj institucioneve në lidhje me dhënien e një leje për ndërtim brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit. Ndërtimi po kryhet pranë një prej mureve të lashta që daton në shekullin e 7 – 8 p.e.s. Neritan Ceka thotë se i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama për ta vënë në dijeni për lejen skandaloze dhe dëmin që i shkaktohet trashëgimisë kulturore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Në një intervistë për newsbomb.al Ceka thotë se në këto kushte, duhet të ndërhyjë prokuroria, pasi, siç shprehet ai, as media nuk po flet për këtë mega-skandal dhe as aktivistët e dikurshëm Artan Shkreli e Artan Lame, të cilëve ai u referohet si “Loli e Coli”, që kur PS ishte në opozitë ngrinin zërin për gjithçka.
“Rreziqet që vijnë nga një lokal i tillë janë të mëdha për një qendër arkeologjike…dhe zjarri dhe gjithcka tjetër…dhe nuk shërben. Kryesorja është që për një shërbim të tillë nuk ka nevojë sepse aty ka një automat që edhe turistët që duan të pijnë ujë e kryejnë shërbimin.
Ndryshimi më i vogël që ndodh në Butrint duhet të kalojë në dy organizma: Këshilli Kombëtar i Restaurimit që shikon ndryshimet që duhet të bëhen, nëse janë në përmasat që nuk dëmtojnë monumentet e tjerë, që nuk sfidojnë monumentet e tjera…këtë e vendos Këshilli Kombëtar i Restaurimit që duhet të ishte mbledhur dhe unë nuk e di nëse është mbledhur apo jo për rastin konkret, apo e bëjnë kështu ata: këtu jemi në shtëpinë tonë dhe bëjmë çfarë të duam!!!! Kam frikë se është rasti i dytë.
Dhe e dyta, është Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë: sepse do bëhet një gropë për banjo, apo për të hedhur mbeturina, apo në funksion të shërbimeve të tjera, do bëhet një hajat, apo do të bëhet një rrethim…çdo gjë duhet të provohet arkeologjikisht sepse ajo është në zonë arkeologjike: do të bëhet përpara sondazhi arkeologjik dhe pastaj mund të fillojë ndërtimi.
Kam idenë se as njëra as tjetra nuk janë bërë.
Në këtë rast duhet të ndërhyjë Prokuroria. Duhet të shkojë aty dhe të pyesë se ku janë lejet, sepse ata e quajnë sikur e kanë të tyren dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Por nuk është ashtu. Ligji është shumë i rreptë në këtë drejtim.
Të njëjtin informacion kam dhe unë, ia kanë dhënë këtij HAKO-s (sallameria)…Nuk ka mundësi…si mund t’ia japësh. Hajde ti dhe bëj një ndërtim aty. Këta e kanë “topi bam e muço tutje”…duhet të ndërhyjë prokuroria.
Po këtu puna është se edhe shtypi ka heshtur. Kjo Mirela (minisrtja e Kulturës), nuk e kupton fare, është edhe megallomane, i ka të gjitha… /Newsbomb

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.