Neranxi dhe himariotët lidhen me zinxhir


himara-news Banorët e Himarës kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë kundër grabitjes qeveritare, sipas tyre, të pronave në bregdet.
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë Nikollaq Neranxi, shkruan në Facebook se protesta u bë për të treguar se himarjotët janë të vendosur që të mos lënë ata që ai i quajti “grabitësit e pronave tona të trashëguara, që të vijnë t’i vënë rruspat shtëpive dhe historisë sonë”.
Reagimi i plotë i Neranxit
Të dashur miq! Sot komuniteti i banorëve të Himarës, zhvilloi një tjetër protestë para Bashkisë, për të treguar se ne jemi të vendosur që të mos lëmë grabitësit e pronave tona të trashëguara, që të vijnë t’i vënë rruspat shtëpive dhe historisë sonë. Ne vendosëm sot të bëjmë një xhest simbolik, duke u lidhur me zinxhirë për të treguar se kjo do të jetë pritja që ne do i bëjmë rruspave të pushtetit, të cilët pa zgjidhur akoma problemin e pronave tona, tashmë kanë gjetur një tjetër rrugë, thjesht duan të na i grabisin ato! Pushteti i maskarenjve ka gjetur një shërbëtor të denjë në Himarë i cili është Jorgo Goro. Ne i kërkuam sipas të drejtës që na e jep ligji, që të presë një përfaqësi të banorëve dhe të japë llogari se çfarë po bën me pronat tona, por ai nuk pranoi. Tashmë jemi të rreshtuar në dy llogore, nga njëra anë pushteti qendror dhe ai lokal të cilët janë të vendosur për të rrafshuar dhe grabitur çdo gjë në bregdet, që më pas me paratë e krimit dhe drogës, të ndërtojnë resortet e tyre dhe nga ana tjetër banorët autoktonë të Himarës të cilët nuk kanë asnjë mjet të ngjashëm për t’i ndalur, por ama kanë kurajo dhe vendosmëri. Dhe ne kemi besim që betejën do ta fitojmë, sepse nuk kërkojmë asgjë tjetër, veçse të ndalojmë grabitjen dhe zhbërjen e Himarës! Ne fund e drejta triumfon gjithmone!

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.