Në kërkim për përndjekjen e një 13-vjeçareje, arrestohet 35-vjeçari

09/05/2314:22

Shperndaje:

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për përndjekje, është vënë në pranga nga policia e Beratit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Aljon Pasho është dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim nga Gjykata e Sarandës, pasi në vitin 2018 ka përndjekur një 13 vjeçare në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga Aljon Pashon, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Thanas Xhani, agronomi i njohur i Sarandës
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dinamika: 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Taverna Avlia në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhiniere
Fast Food SHEJNI në Sarandë kërkon Mjeshtër për fast food. Ofrohet akomodim
Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.