Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat
Me hyrjen në vitin 2026, do të hyjnë në fuqi ndryshime të rëndësishme në kriteret e daljes në pension, si pasojë e reformës së sigurimeve shoqërore të miratuar në janar të vitit 2015. Këto ndryshime prekin kryesisht moshën e daljes në pension për gratë dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dyja gjinitë.
Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikon rritje graduale, si të moshës ashtu edhe të viteve të sigurimit, elementë që lidhen drejtpërdrejt me përllogaritjen e masës së pensionit të pleqërisë.

Aktualisht, gjatë vitit 2025, një grua përfiton pension pleqërie në moshën 62 vjeç. Sipas ligjit në fuqi, kjo moshë do të rritet me nga dy muaj çdo vit, duke arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Më pas, procesi i rritjes së moshës do të përfshijë edhe burrat, deri në barazimin e moshës së daljes në pension në 67 vjeç për të dyja gjinitë në vitin 2056.
Ndërkohë, edhe pse burrat nuk preken menjëherë nga rritja e moshës, ata ndikohen nga shtimi i viteve të vjetërsisë në punë. Nëse deri në dhjetor 2014 kërkoheshin 35 vite sigurimi, nga 1 janari 2026 do të nevojiten plot 39 vite pune për të përfituar pension të plotë.
E njëjta skemë vlen edhe për gratë, të cilave, paralelisht me rritjen e moshës, u shtohen gradualisht edhe vitet e sigurimit. Sipas legjislacionit, vjetërsia në punë është një nga elementët kryesorë që përcakton shumën përfundimtare të pensionit.
Formula e përllogaritjes së pensionit përbëhet nga një shumë bazë (e barabartë me pensionin social), e cila shumëzohet me vitet e sigurimit të individit dhe pjesëtohet me vitet e kërkuara të vjetërsisë në punë.
Kriteret e daljes në pension në vitin 2026:
Mosha e pensionit
Burra: 65 vjeç
Gra: 62 vjeç
Vjetërsia në punë
Viti 2025: 38 vjet e 8 muaj
Viti 2026: 39 vjet
Hëna e Ujkut – Viti i Ri nis me spektakël qiellor, shenjat e horoskopit që preken nga ky fenomen
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
03/01/2618:52
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
03/01/2618:52
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
03/01/2618:52
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
03/01/2618:52
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
03/01/2618:52