Ndjekje si në filma, Policia prangos 21-vjeçarin, në makinë armë, para dhe kokainë – VIDEO

Policia: Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Sarandë – Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz”dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.

Policia: Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë bllokimi i automjetit, kapja në flagrancë e drejtuesit, shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në Rusan, Delvinë, dhe e pasagjerit, shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Policia: Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. D. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.

Nga veprimet hetimore dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka patur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.