Ndizet zjarri partizan në përkujtim të 79-vjetorit të Çetës “Çamëria”

02/02/2220:27

Shperndaje:

Tek kodra e lapidarit në Markat, pikërisht tek vendi ku u formua Ceta, drejtues, intelektualë dhe banorë të bashkisë Konispol u mblodhën rreth zjarrit të improvizuar në kuadër të kujtim të atij momenti historik për gjithë krahinën e Camërisë, në 79 vjetorin e formimit të Cetës “Camëria”, formacioni i parë luftark në jug të vendit. Për vite e vite me radhë përvjetorët e formimit të Cetës “Camëria” kanë qenë festime të organizuara enkas nga bashkia. Nisur nga kushtet e kësaj pandemie që ende nuk ka fund bashkia e Konispolit organizoi përkujtimin e 79 vjetorit rreth zjarrit partizan të atyre viteve.


Ceta “Camëria “ ishte formacioni i parë luftarak në Jug të Shqipërisë. Ajo u krijua më 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës dhe ishte bërthama e parë e grupit të katërt partizan të zonës së parë operative Vlorë – Gjirokastër. Fillimisht ishin 36 trima që krijuan cetën. Komanda e cetës përbëhej nga, Komandant çete Haki Rushiti, zëvendëskomandant, Muharem Demi, komisar Taho Sejko, zëvendëskomisar, Sami Murati, komandant prapavije, Ramadan Zejno. Ditët e para të krijimit të saj, Ceta “Camëria” kishte në radhët e saj 50-60 vetë për t’u rritur më vonë në numër me 350 vetë. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga gjithë krahina e Camërisë, Konispoli e gjithë fshatrat përreth kurse një pjesë e vogël nga erdhi Delvina dhe Kurveleshi.

Aksionet luftarake të Cetës “Camëria” kundër okupatorëve italo-gjermanë mbulonin gjithë Jugun e Shqipërisë. Disa nga aksionet më në zë të Cetës “Camëria” ishin lufta për marrjen e postave ushtarake të Sopikut dhe Zminecit, ku të gjithë karabinierët italianë u dorëzuan dhe nga ata u zu një sasi e madhe municionesh luftarake, që më vonë do të kthehej në bazën luftarake për rezistencën e famshme Frontale 55 ditore të Konispolit. Lufta e Konispolit renditet si lufta më e ashpër dhe më e pabarabartë ku ceta “Camëria “me heroizëm të pashoqe i bëri ballë për 55 ditë, 5 gusht – 28 shtator 1943, fuqisë ushtarake gjermane, që vinte nga Greqia dhe kërkonte të hynte nëpërmjet Qafë – Botës në Jug të Shqipërisë.

Për këtë ajo është cilësuar si një Stalingrad i vogël. Kjo çetë u bë bazë për formimin e batalionit partizan “Camëria” ku së bashku me batalionet e tjera që vepronin në Sarandë formuan formacionet më të mëdha si Brigada e 19 Sulmuese, që u quajt edhe Brigada e vëllazërimit shqiptarë e minoritarë, Grupi i IV Partizan.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.