Ndërtonin 3 objekte pa leje, arrestohen 11 punëtorët, pronari shpallet në kërkim

29/10/218:10

Shperndaje:


Po ndërtonin pa leje tri objekte, vihen në pranga 11 shtetas, shpallet në kërkim investitori.

Procedohen penalisht dhe 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Drejtoria e Policisë Vlorë njofton se bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi V. GJ., po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet
Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.