Ndërtime pa leje edhe në Sarandë, Policia Bashkiake zbulon dy objekte

Ndërtime pa leje edhe në Sarandë, Policia Bashkiake zbulon dy objekte

 

Policia Bashkiake e Sarandës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të vazhdueshme në territor, janë konstatuar dy raste të reja ndërtimesh pa leje në lagjen “Baba Rexhepi”.

 

Ndërtime pa leje edhe në Sarandë, Policia Bashkiake zbulon dy objekte

 

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me njësitë e monitorimit dhe mbi bazën e informacioneve të mbledhura në terren, kanë konstatuar dy objekte ndërtimore që po ndërtoheshin në mënyrë të paligjshme, duke kapur në flagrancë punëtorët që po kryenin punime aktive në zonë.

 

Menjëherë pas konstatimit të shkeljes, janë njoftuar zyrtarisht Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Sarandë si dhe Komisariati i Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për pezullimin e punimeve dhe marrjen e masave sipas ligjit.

 

Policia Bashkiake bën me dije se rasti do të referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për fillimin e procedimeve penale ndaj përgjegjësve.

 

“Stop ndërtimeve pa leje” – apelon institucioni vendor, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin e bashkisë, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e çdo veprimi të paligjshëm që cenon zhvillimin e qëndrueshëm urban të qytetit.

 

Policia Bashkiake fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm përmes kanaleve zyrtare, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe respektimit të ligjshmërisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.