Ndërron jetë qëndrestarja e PD. Dedikimi i Sofokli Cakalli: “Kur të kanë zili nga gjyshja!”
Gjyshja ime, Nena Nazo u nda sot nga jeta e saj por nuk do te largohet kurre nga jetet tona. Nena, pervec 8 femijeve, trashegohet nga 21 niper e mbesa. Ajo gjithashtu e pati bekimin te ishte stergjyshe disa here.
Sa here vinte me takonte e ngjiste maloret e kodres, e sa here shkoja ta takoja ne shtepine e saj ne zemer te qytetit, me jepte mesazhe dhe keshilla nepermjet paralelizmave dhe historive tipike çame qe nuk shterronin kurre. Nje prej fabulave tipike çame qe ma rrefente shpesh kishte mesazhin se “rruges se mbare, mos i bie shkurt”. Ato mesazhe sot per mua jane me te vyera se kurre. Ne nje fare menyre, karakteri i saj, qe mbillte autoritet kudo hynte, me ka formuar edhe mua ne kete qe jam sot. Gjithmone me keshillonte te mos mendoja si ai qe isha sot, por si ai qe doja te behesha. Padyshim nje gjyshe si askush tjeter. Do me mungoi shume.
Rrugetimi i jetes se saj te gjate qe u pre shkurt sot eshte shume i veshtire per tu shpjeguar ne kontekstin e sotem. Vinte nga nje familje çame fisnike tregetare, privilegjet e se ciles nuk i gezoi kurre pasi komunizmi trokiti heret. U martua me gjyshin tim ne nje moshe shume te re, me te cilin beri disa femije dhe 8 prej tyre i gezoi deri ne pleqeri. Gjyshi, nje partizan dhe deshmor kombi, u plagos ne lufte dhe plaget e ndane heret nga gjyshja. E vetme, Nenushi (siç e therrisja une me motren dhe vellain), u sakrifikua me gjithemund per te rritur 6 djem e 2 vajza. Nje nene heroine siç e çuan edhe qyteti. Por ne fakt, asnjehere nuk mbaj mend te me kete treguar ndonje histori te sakrificesh apo te kohes se monizmit. Me vone e kuptova qe kishte vuajtur aq shume ato 50 vite komunizen, saqe ishte betuar ne vetvete mos ti kujtonte me kurre. Duket sikur e kishte fshire nga memoria mankthin komunist dhe vetem histori çame parakomuniste me tregonte. Pastaj erdhi demokracia plot shprese dhe askush nuk ishte me e entuziazmuar se ajo. Familjarisht e investuar ne politike, prej se ciles femijet e saj asnjehere nuk morren ate qe meritojne. Luftoi zyre me zyre, e ndoqi çdo absurd burokratik per te rikthyer pronat babait te vete dhe akoma nuk ja ka arrit. Por ajo personalisht nuk ndjehej e zhgenjyer, madje gjithmone na shtynte te gjitheve te kerkonim me shume e te mos binim ne rehati.
Do te na mungoi shume te gjitheve ne familjareve por edhe shume te tjereve qe paten mundesine ta njohin.
Te gjithe e donin nje gjyshe si ajo por vetem une e kisha dhe qe femije e kuptova qe prezenca e saj ishte e veçante. Plot respekt dhe qytetari.
I vogel dyshoja se ishte e pavdekshme, dhe sot e vertetova qe ashtu eshte. Kujtimi i saj nuk do te largohet kurre nga ne.
U prehsh ne paqe Nenushi im, atje bashke me gjyshin qe nuk munda ta njoh kurre dhe me dajon, djalin tend te madh Gezimin, qe e doje me shume se kushdo. Dheu qofte i lehte per ty!
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
23/07/2021:36
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
23/07/2021:36
Suvenire nga Saranda
23/07/2021:36
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
23/07/2021:36
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
23/07/2021:36