Ndërpritet puna në rrugë. Bashkia: ARRSH s’ka marrë leje

28/09/1717:32

Shperndaje:


Nisja e punimeve në hyrje të Sarandës kishte filluar vrullshëm, madje për këtë u bë shumë bujë me prezencë të deputeteve të zonës dhe shumë makineri të cilat ishin për të stolisur fillimin e punimeve.
U dhanë premtime të mëdha se punimet do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara. Por pa kaluar 10 ditë punimet janë ndërprerë. Shkak për këtë është bërë mosmarrja e lejes së ndërtimit nga ana e autoritetit rrugor.
Një problem tjetër është edhe shpronësimi i banorëve të zonës të cilëve u merret pjesë nga tokat e tyre. Në lidhje me këtë problem Repor Tv është interesuar pranë bashkisë së Sarandës për të marrë një informacion më të detajuar.
Është nënkryetari i bashkisë ai që ka dhënë përgjigje se punimet nuk kanë filluar sipas rregullave të përcaktuara me ligj dhe për këtë edhe janë ndërprerë.
Nënkryetari i bashkisë së Sarandës Kristaq Kiço, i intervistuar nga Report TV ka komentuar situatën duke treguar se shumë shpejt do të nis një procedurë shpronësimesh për banorët e zonës ku kalon segmenti rrugor.
“Për t’ju vënë një pikë domethënë edhe abuzimeve që ndodhin, siç është ajo e fillimit të punimeve që kërkon në bazë të ligjit , marrjen e lejes së ndërtimit.
Kjo është e përcaktuar qartë në ligjin, por edhe një ligjin për planifikimi e rregullimin e terrritorit dhe kuptohet që shumë shpejt do bëjmë procedurat dhe do fillojmë ndërtimin e kësaj vepre kaq të rëndësishme. Bashkë me këtë do të bëhet dhe procesi i shpronësimeve” ka përfunduar nënkryetari i bashiksë së Sarandës .
Por bllokimi i punimeve do të vazhdojë të jetë për një periudhë të pacaktuar pasi ARSH akoma nuk ka dërguar asnjë kërkesë për leje punimesh në rrugën hyrëse të Sarandës nga Ura e Gajdarit deri në fshatin Gjashtë.
Çdo vonesë mund të bëhet pengesë që punimet të mos përfundojnë në kohë dhe vera e ardhshme ta gjejë Sarandën me rrugën të shkatërruar. VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=bg8LT322sWo

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Prania e deputetes Ina Zhupa në mbledhje “u zgjidh gojën” këshilltarëve të opozitës – VIDEO
Bar–Restorant “Fantastik” në Sarandë kërkon Ndihmëse në Kuzhinë
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon staf. Ofrohet akomodim
Dyqani NEPTUN Sarandë kërkon Shitës/e dhe punonjës magazine
Kompania e pastrimit në Sarandë kërkon Shoferë dhe Punënjës për mjetet e pastrimit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.