Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan

19/01/2612:16

Shperndaje:

Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan

 

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeç Mitro Zhupa, ish-drejtor për rreth një dekadë i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan, e vetmja minierë e këtij lloji në Shqipëri dhe një nga veprat më të rëndësishme të industrisë minerare shqiptare.

 

Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeç Mitro Zhupa, ish-drejtor për rreth një dekadë i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan, e vetmja minierë e këtij lloji në Shqipëri dhe një nga veprat më të rëndësishme të industrisë minerare shqiptare.

 

Mitro Zhupa ka qenë Kryespecialist në Ministrinë e Minierave dhe Gjeologjisë në Tiranë, Kryegjeolog në Minierën e Kromit në Bulqizë, si dhe drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan, e vetmja minierë për nxjerrjen e kripës së gurit në Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet për inxhinier-gjeolog në Universitetin Politeknik të Tiranës.

 

Gjatë drejtimit të tij, Miniera e Kripës së Gurit në Dhrovjan ishte një ndër ndërmarrjet më strategjike të vendit, me mbi 200 punëtorë dhe prodhim vjetor që arrinte deri në 75–80 mijë ton kripë guri. Ky prodhim ishte jetik për industrinë kimike shqiptare, veçanërisht për funksionimin e Uzinës së Sodës Kaustike në Vlorë dhe për një zinxhir të gjerë ndërmarrjesh të lidhura me të.

 

Mitro Zhupa jetonte në Sarandë, ku njihej dhe respektohej për përvojën, korrektësinë dhe profesionalizmin e tij.

 

Me ndarjen e tij nga jeta, familja, miqtë dhe komuniteti profesional humbasin një specialist të çmuar dhe një emër të lidhur ngushtë me historinë e industrisë minerare shqiptare. Kujtimi i Mitro Zhupës do të mbetet i gjallë përmes veprës dhe kontributit të tij ndër vite.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.